Në Maqedoninë e Veriut çmimi i shërbimeve të punëtorëve të ndërtimtarisë është rritur për 19 për qind

Në krahasim me vitin e kaluar, kosto e punëtorëve që kryejnë shërbime në kompanitë për ndërtimtari në Maqedoninë e Veriut janë rritur për 19 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e tretë të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kostot e ndërtimit për objektet e reja për banim individual janë më të larta për 16.2 %, kostot për materiale për 14.9 % dhe kostot e punëtorëve për 19.0 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti sqaroi që çmimet kanë të bëjnë me kostot e kompanive të ndërtimit gjatë ndërtimit të objekteve të reja, duke theksuar që rritje e tyre është edhe në krahasim me tremujorin e dytë. Raportohet që kosto e fuqisë punëtore në krahasim me vitin 2015 është rritur për 95.4 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button