RMV, numri i të vdekurve më i vogël për 2.000 persona krahasuar me vitin e kaluar (Infografik)

Në tremujorin e tretë të vitit 2022 në Maqedoninë e Veriut është shënuar një rënie e ndjeshme e numrit të personave të vdekur. Nga muaji korrik deri në muajin shtator në vendin tonë kanë ndërruar jetë 5.145 persona, që është për 2088 persona më pak krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2021, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës. Njëkohësisht duhet theksuar se kjo rënie e numrit të vdekjeve këtë verë është regjistruar pikërisht në periudhën kur u qetësua pandemia e Kovid-19, e shprehur përmes një numri më të vogël të të reinfektuarve dhe të vdekurve si pasojë e Kovidit, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Numri i të vdekurve në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Burimi: EShS, sipas të dhënave të fundit për secilin tremujor
Burimi: EShS, sipas të dhënave të fundit për secilin tremujor

Të dhënat statistikore tregojnë se verën e kaluar në vend ka pasur një shtim natyror negativ prej -2,123 persona, i cili në tremujorin e katërt është rritur në -2,244, dhe ka arritur një lloj kulminacioni prej -3,418 në tre muajt e parë të vitit 2022. Shtimi natyror konsiderohet si negativ nëse numri i personave të vdekur është më i madh se numri i lindjeve të gjalla.

Mirëpo, pas shtimit natyror negativ që u shënua në Maqedoninë e Veriut gjatë pandemisë së Kovid-19, këtë vit është shënuar një rënie e numrit të vdekjeve. Në tremujorin e dytë të këtij viti, shtimi natyror negativ arriti në -381, ndërsa verën e kaluar u regjistrua një shtim natyror prej -189.

I shprehur në përqindje, numri i vdekjeve në tremujorin e tretë të vitit 2022 ka shënuar një rënie prej 28,9 përqind, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021. Nga numri i përgjithshëm i të vdekurve, 12 kanë qenë foshnja.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në tremujorin e tretë të vitit 2022 janë regjistruar 4.956 lindje të gjalla dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak numri i tyre ka rënë për 3 përqind.

Në tremujorin e tretë të vitit janë lidhur 4.614 martesa dhe numri i tyre ka rënë për 5,1 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Në tremujorin e tretë të vitit 2022 janë pranuar 314 raportime për divorcime, një rënie kjo prej 13 përqind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button