EMV dhe ngrohtorja Shkup-Veri firmosën marrëveshjen, lajm i mirë për Çairin dhe Butelin

SHA EMV e ka paguar gazin natyror të destinuar për SHA Shkup-Veri për dërgesën e ngrohjes dhe konsumatorët në komunat Çair dhe Butel prej nesër në mëngjes sërish do të kenë ngrohje qendrore, raporton MIA.

Përveç kësaj, SHA EMV në fillim të sezonit të ngrohjes mori detyrim me vendim të Qeverisë, ndërsa me kërkesën e shprehur nga SHA Shkup-Veri për mbështetje financiare të furnizimit me gaz, informojnë nga SHA EMV.

“SHA EMV me mjetet e pranuara konkretisht nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë orëve të pasdites ka realizuar pagesën e sasisë së nevojshme të gazit te furnizuesi  SHA Shkup-Veri, Makpetrol prom-gaz, pas së cilës gazi natyror do të dërgohet menjëherë në SHA Shkup-Veri, që në afatin më të shkurtër të fillojë dërgesa e sërishme e energjisë ngrohëse. Marrëveshja është nënshkruar edhe nga SHA Shkup -Veri dhe nga pronari i SHA Ngrohtorja  në falimentim, dhe janë dhënë garancione për mjetet të cilat do të investohen nga ana e SHA EMV gjatë këtij sezoni të ngrohjes. Gjithashtu, SHA EMV do ta kontrollojë punën dhe pagesat e shoqërisë aksionare  shfrytëzuese të mjeteve”, njoftoi SHA EMV.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button