Kundërspin: Në kërkesën për shtetësi të Onishçenkos, megjithatë, ka mashtrim dhe deklarata e tij është spin

Oleksandar Onishchenko spinon kur thotë se nuk ka mashtrim për shtetësinë e tij, pasi gjatë aplikimit nuk ka respektuar paragrafin 5 të nenit 7 të Ligjit për Shtetësinë dhe ka heshtur fakte të rëndësishme. Pavarësisht kësaj, shqetësimi kryesor dhe më i madh është tek autoritetet dhe institucionet e RMV-së, mbi të gjitha te ASK. Përveç kësaj, hetimi është ende i hapur, kështu që mund të rezultojë se ka “shumë më shumë se mashtrim” dhe jo se çështja e tij është e pastër, shkruan Vërtetëmatësi.

Oleksandr Onishchenko dha një deklaratë në lidhje me vendimin e qeverisë për të filluar procedurën për heqjen e shtetësisë së tij, në të cilën vërehet spin:

Spin: Nuk ka asnjë mashtrim me shtetësinë time, as një gram. Unë nuk e di çfarë të them. Më kërkuan të përfaqësoja Maqedoninë dhe të ndihmoja në përgatitjen për Lojërat Olimpike. Nëse ata nuk duan, unë do ta bëj në mënyrën time. Federata e kërkoi nga unë, çdo ditë më kërkonte Luka Zalozhnik. Me aplikimin kam paraqitur të gjitha dokumentet zyrtare. Pasaportën ruse dhe certifikatën e lindjes. Kam pasaporta ruse dhe ukrainase. Kur aplikova për shtetësi maqedonase, aplikova me pasaportën time ruse. Kam konkurruar më parë për Rusinë. Kam vetëm dokumente të vlefshme, nuk mund të kem të pavlefshme, jam person zyrtar, na tha Onishchenko.

[Burimi: Slloboden Peçan – Oninschenko është i befasuar… data: 24.11.2022]

Kundërspin: Deklarata e Oleksandar Onishchenkos, një person i diskutueshëm për shumë parametra, vjen pas vendimit të Qeverisë së datës 23.12.2022 për të filluar procedurë për heqjen e shtetësisë së këtij shtetasi maqedonas, por edhe pse në masë të madhe është e vërtetë, kjo deklaratë megjithatë është spin.

Pas seancës së mbyllur, nga Qeveria njoftuan:

Qeveria informon opinionin se në përputhje me nenin 14 të Ligjit për Shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka kërkuar që të fillojë aktivitetet për anulimin e vendimit për shtetësi të Maqedonisë së Veriut për personin Aleksandar Onishchenko.

Qeveria nisi kërkesën për heqjen e shtetësisë së Onishchenkos, pas seancës së mbajtur, në të cilën Agjencia e Sigurisë Kombëtare informoi për rastin.

Kujtojmë, Birn/Prizma së fundmi (më 11.11.2022) zbuloi skandalin dhe që atëherë nuk është hequr më si temë nga skena publike. Sipas asaj që zbuluan mediat, bëhet e qartë se maqedonasi i natyralizuar Onishchenko ka mjaft “gjalpë” në biografinë e tij, por dy elementët kryesorë që nuk janë mohuar (përveç vetë Onishchenkos), janë se ai u ndoq për veprën penale ‘pastrim parash’ në Ukrainë, ku edhe posedon shtetësi dhe  u arratis nga drejtësia, gjithashtu ai është në të ashtuquajturën listën e zezë të SHBA-së të vitit 2021 për individë të caktuar, posaçërisht për manipulimin e kompanive të tyre, të cilat janë nën kontrollin e vendeve të treta (lista SDN që e publikoi OFAC, Zyra e Qeverisë së SHBA që kontrollon dhe sanksionon asetet e huaja në SHBA). Aktualisht në këtë listë të zezë janë rreth 6400 emra.

Në këtë rast, bëhet fjalë për manipulime të kryera nga Rusia ose përfaqësuesit e saj gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2020-ës në SHBA. Duke punuar në pjesë të biografisë së tij, Prisma në mënyrë të dokumentuar shkruan:

Por, gjërat për Onishchenkon, në nivelin e një skandali në politikën ndërkombëtare, rriten në janar 2021, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosin sanksione ndaj tij pasi e konsideruan si “anëtar i rrjetit rus për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA që u zhvilluan në vitin 2020”.

Autoritetet amerikane pretendojnë se Onishchenko i ka dhënë “incizime audio të redaktuara” të bisedave të supozuara midis ish-presidentit ukrainas Petro Poroshenko dhe nënpresidentit të atëhershëm të SHBA-ve Joe Biden, Andriy Derkaç, një ligjvënës i pavarur ukrainas, i cili thuhet se është njeriu kryesor në rrjetin e dyshuar të Kremlinit.

Onishchenko, megjithatë, ka dorëzuar të dhëna problematike

Gjatë dorëzimit të kërkesës për shtetësi maqedonase (pasi u largua nga Ukraina në vitin 2016, fillimisht në Spanjë, pastaj në Gjermani, ku nuk mori shtetësinë, por edhe nuk u ekstradua në Ukrainë), afër fundit të vitit 2021, mbështetur nga opinionet pozitive nga Komiteti Olimpik i Maqedonisë së Veriut dhe Agjencia për Rini dhe Sport, Onishchenko megjithatë nuk e ka respektuar ligjin.

Përkatësisht, Qeveria thotë se vepron sipas nenit 14, i cili rregullon procedurën për heqjen e shtetësisë “nëse konstatohet se i huaji, me rastin e paraqitjes së kërkesës për marrjen e shtetësisë me natyralizim, ka dhënë të dhëna të pavërteta ose të pasakta, pra ka përdorur dokumente false”.

Por, neni që rregullon se çfarë duhet të dorëzohet për shtetësinë maqedonase dhe cilat kushte duhet të plotësohen, në fakt është neni 7 i Ligjit për Shtetësinë. Kjo theksohet, ndër të tjera, në paragrafin 5:

Kundër tij (kundër personit dorëzues – n.z.) nuk duhet të zhvillohet procedurë penale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në shtetin e të cilit është shtetas.

Formalisht dhe ligjërisht Onishchenko nuk gënjen kur thotë se ka dorëzuar pasaportën e Federatës Ruse, sepse ka dy pasaporta dhe dy nënshtetësi, ruse dhe ukrainase. Nuk është e qartë se si, sepse Rusia, si shumë vende të tjera, nuk lejon shtetësinë e dyfishtë. Por ai ende mban nënshtetësinë ukrainase, sepse autoritetet ukrainase nuk e kanë hequr nga shtetësia ose nuk e kanë fshirë nga lista e qytetarëve, por po e ndjekin aktivisht për mashtrim me vlerë qindra milionë euro përmes një kompanie biznesi gazi.

Скриншот од потерницата за Онишченко од украинските власти од 2016, а податоците се обновени во 2022

Me rastin e paraqitjes së kërkesës për shtetësi maqedonase, Onishchenko, duke e heshtur këtë fakt, ka dhënë informacion të rremë. Sikurse me heshtjen e faktit se ai është nën sanksione në SHBA, për shkak të dyshimit për përfshirje në manipulimin e zgjedhjeve, gjithashtu, u ka dhënë informacione të rreme autoriteteve maqedonase. Fakti që autoritetet maqedonase nuk e kanë mbaruar punën e tyre, mbajnë pjesën më të madhe të barrës (Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe pjesërisht MPB),e pasi një gazetar dhe media zbuluan skandalin, është hapur hetim dhe tashmë janë vendosur masat e para – pezullimi i dy zyrtarëve të lartë në ASK. Por kjo nuk do të thotë se Onishchenko është i pastër sipas nenit 7 dhe nenit 14 të Ligjit për Shtetësinë.

Prandaj, pohimi i Onishchenkos në një deklaratë për opinionin maqedonas, se në shtetësinë e tij nuk ka as edhe një grimcë mashtrimi, është spin. Gjithashtu, hetimi në vazhdim në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, rrjedhja e një transmetimi nga seanca e mbyllur në Kuvend gjatë seancës dëgjimore për këtë çështje dhe vizita e djeshme e Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Inteligjencën dhe Sigurinë, David Cutler, gjatë së cilës ai u takua, mes të tjerëve, me Dimitar Kovaçevskin dhe Bujar Osmanin,  mund të zbulojnë se ky rast ka më shumë sesa mashtrim, dhe lidhet me situatën e sigurisë në Maqedoninë e Veriut dhe në përgjithësi mr aleatët e NATO-s.

Disklejmer i ri, baner, NED

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button