Me fonde të BE-së dhe MVL-së do të rikonstruohet “Rruga e Butiqeve” në Tetovë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov kanë nësnhkruar sot marrëveshje për bashkëfinancim të projektit të IPA programit ndërkufitar me Kosovën 2014-2020 “Ringjallje e zejeve dhe ndërtim të kulturës për zhvillim të përbashkët turistik”, transmeton Portalb.mk.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar, rruga e ashtuquajtur “Rruga e butiqeve” (rruga “Radovan Coniq”) do të rikonstruohet, me qëllim që të marrë pamje të re.

Kryetari Kasami, theksoi se rruga e njohur si “Rruga e Butiqeve” tani do të ketë një fytyrë të re, do të ringjallim zejet e Tetovës, duke krijuar kushte më të mira për bizneset dhe zhvillimin e tyre.

“Për rikonstrum të rrugës së butiqeve, projekt i financuar nga fondet evropiane bashkë me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, punohet për projekt për bashkëpunim ndërkufitar në të cilin janë të kyçura Prizreni dhe Tetova, në të ardhmen do ta përmirësojmë infrastrukturën në interes të zhvillimit të turizmit. Me ministrin diskutuam për bashkëpunimin e ardhshëm me Ministrinë dhe jemi të sigurt se jemi të lidhur në pjesën e kompetencave të cilat i ndajmë si pushtet lokal dhe qendror. Komuna e Tetovës dhe unë personalisht jemi të interesuar që të bashkëpunojmë me pushtetin qendror, të realizojmë projekte të cilat janë në interes të qytetarëve”, theksoi Kasami.

Ministri Penov ka deklaruar se ka edhe shumë mundësi për marrjen e mjeteve për komunat.

“Tetova është komunë e cila përballet ndoshta me probleme më serioze para se gjithash nga aspekti financiar dhe qëllimi i vizitës tonë ishte që t’i kuptojmë problemet dhe të shohim se ku mundet të gjenden zgjidhje dhe të fillojmë një proces të bashkëpunimit me nënshkrimin e marrëveshjes për rikonstruim të rrugës  së ashtuquajtur të butiqeve me financim nga BE dhe Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale. Njëkohësisht bisedojmë rreth mundësive të tyre për skema grantesh në të cilat Komuna e Tetovës mund të kyçet nëpërmjet programit zviceran, nëpërmjet UNDP-së, nëpërmjet programeve tjera”, theksoi Penov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button