FBI bastisi jahtin e manjatit ukrainas pro-Moskës në Kroaci

Agjentët e FBI-së kanë bastisur jahtin luksoz të ankoruar në Kroaci të manjatit ukrainas Viktor Medvedchuk, i akuzuar nga Kievi për tradhti për aktivitetet e tij pro-ruse, transmeton Euractiv.

Kontrolli i jahtit Royal Romance 92 metra i gjatë, i ankoruar në qytetin e Trogirit në Adriatik, u krye me urdhër kontrolli të lëshuar më 15 nëntor nga departamenti i drejtësisë i SHBA-së dhe i konfirmuar nga gjykata e qarkut në qytetin kroat të Splitit, raporton e përditshmja Jutarnji List.

Gjykatësi Dinko Meshin, i cili është gjithashtu zëdhënës i gjykatës së qarkut të Splitit, konfirmoi bastisjen për të përditshmen, por nuk pranoi të japë më shumë detaje pasi e gjithë procedura është e klasifikuar.

Medvedchuk, i cili u zgjodh në parlamentin ukrainas në vitin 2019, u vu në listën e sanksioneve nga këshilli i sigurisë kombëtare të vendit me dyshimin për financim të terrorizmit dhe i akuzuar për tradhti në vitin 2021. Ai konsiderohet aleat i presidentit rus Vladimir Putin dhe u sanksionua nga Thesari i SHBA-së këtë janar për “aktivitete për të destabilizuar Ukrainën”.

Medvedchuk i shpëtoi arrestit shtëpiak më 28 shkurt 2022, katër ditë pasi Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë, por u arrestua në prill nga shërbimi i sigurisë së Ukrainës.

Në shtator, Medvedchuk dhe 55 të burgosur të tjerë rusë të luftës u shkëmbyen me 215 ukrainas të ndaluar pas rrethimit të Mariupolit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button