Vepra e dënueshme nuk i pengon lypësit t’i vërshojnë rrugët e Tetovës

Edhe përkundër paralajmërimeve të policisë se shfrytëzimi i fëmijëve nga lypsët për t’i ekspozuar në rrugë është një vepër e dënueshme, në rrugët e Tetovës përsëri sheh fëmijë gjysmë të zhveshur dhe pa përkujdesje elementare që janë shndërruar në një objekt abuziv për lypësit.

DSC_0677 (Custom)

Kohëve të fundit në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit veçanërisht në zonat qendrore, janë hasur gra dhe fëmijë  të cilët qëndrojnë ulur në trotuare pranë objekteve publike për të kërkuar lëmoshë. Ndodh që disa prej tyre edhe të hynë nëpër këta objekte për të kërkuar para nga të pranishmit, duke përdorur edhe fjalë fyese dhe veprime të papërshtatshme.

DSC_0674 (Custom)

SPB Tetovë përsëri kujton se kjo vepër është kundër ligjit për prishje të rendit dhe qetësisë publike ndërsa dënimi për këtë shkelje është nga 10 deri 50 euro.

DSC_0678 (Custom) (Custom)

Ata prindër të cilët do të shtyjnë fëmijët e tyre të kërkojnë lëmoshë nëpër rrugë  do të përballen me ligjin, gjegjësisht me dënim me  burg. Me qëllim që këta persona të largohen nga këta objekte publike, SPB Tetovë edhe më tej do të vazhdojë me aktivitete, me çrrastë do të participojë në aktivitete tjera sociale që të parandalohet kjo dukuri negative e shoqërisë.

DSC_0675 (Custom)

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button