Maznov është përforcimi i parë i Shkupit

Vetëm disa ditë pasi që futbollistët e Shkupit janë lëshuar në pushim të merituar, kryesia dhe stafi teknik kanë vazhduar punën e tyre për të angazhuar futbollistë të rinj dhe me përvojë, duke nisur misionin për kthimin e ekipit në Ligën e Parë.

Prej të parëve që ka firmosur marrëveshje me ekipin nga Çairi, është futbollisti me shumë përvojë, Goran Maznov, i cili sezonin e kaluar luajti me ekipin e Shkëndijës.

Kryetari i FC Shkupi Ejup Ademi ka thënë se ky është fillimi i përforcimeve dhe se dot mundohet që kërkesat e trajnerit Zekirja Ramadani të realizohen deri në fund.

“Ne e thamë në fund të sezonit se tani më kërkojmë më shumë, dhe synojmë të arrijmë Ligën e Parë, por vetëm me yje të futbollit të Maqedonisë, e që mendojmë se një ndër ta është edhe përforcimi i parë Maznov”, është shprehur Ejupi.

Marrëveshja në mes FC Shkupi dhe Goran Maznov është 12 muajsh, me mundësi për ta vazhduar nëse pajtohen të dy palët.

Edhe vet futbollisti Maznov është shprehur i kënaqur nga angazhimi i tij te FC Shkupi, duke parë seriozitetin e skuadrës dhe organizimin që ka treguar gjatë sezonit pranveror.

“Gjithsesi pasi kam ardhur te Shkupi jam shumë i kënaqur, qëllimi i kryesisë por edhe i shumicës së futbollistëve që jemi profesionistë është ta kthejme ekipin në Ligën e Parë. Do të doja një mesazh të veçante deri te “Shvercerat” të cilët i njoh shumë mirë dhe e di që janë tifo grupi më i zjarrtë, që ata të vazhdojnë të na përkrahin ashtu sikurse dinnë, ndrësa ne të luajmë futboll edhe për ta”, ka thënë Maznov i cili me shumicën e futbollistët njihet prej më parë dhe pritet shumë shpejt të ambientohet në familjen e madhe të FC Shkupi.

Ndërkohë përforcimin e parë e ka komentuar edhe trajneri Ramadani, i cili tha se me Maznovin sulmi i Shkupit do të jetë edhe më i rrezikshëm për të gjitha ekipet. “Ne nëse do të mendonim për të mbetur në Ligën e Dytë, atëherë nuk do të kishim nevojë për përforcime. Andaj për Ligë të Parë kemi nevojë për futbollistë që kanë përvojë dhe janë me karakter profesionisti. Maznov është shumë punëtorë dhe besoj se këtë do ta dëshmoj me kolegët tjerë që ka në ekip, duke e bërë Shkupin ekipin më të fortë dhe12 – me mundesi vazhdimi

Liga e dytë do përvojë, për me mbet në ligë të dytë nuk na duhet përforcim, maznovi është një prej atyre që na duhet. Ka karakter profesionist dhe punëtor

 

Kush është Goran Maznov

Sulmuesi shtatlartë (i gjatë 1.85cm, 75kg) është nga Strumica, i cili edhe më parë ka luajtur për skuadrën e Shkupit (1999/2001), e që më pas nga Shkupi u transferua te skuadra e Spartak Moskës. Gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për ekipet jashët vendit si, Torpedo Moskë, Baltika, Dijarbakir, Lokeren, Tom Tomsk, Kerkira dhe atyre vendore Rabotniçki, Metallurg dhe së fundi te Shkëndija. Maznov ka qenë edhe anëtar i reprezentacionit të Maqedonisë, ku ka realizuar 43 paraqitje duke shënuar 10 gola.

Lajme të ngjashme

Back to top button