RMV, Sekretariati për Çështje Evropiane e mobilizon sektorin civil për procesin negociues me BE-në

Sekretariati për Çështje Evropiane publikoi Thirrje publike për paraqitjen e të gjitha organizatave të interesuar civile për konsultime për procesin e negociatave për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.

Siç njoftoi edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe kryenegociator me BE-në, Bojan Mariçiq, negociatat do të zhvillohen në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, me të gjitha aktorët shoqëror.

“Sektori civil është partner i rëndësishëm në zbatimin e reformave në rrugën drejt BE-së, sepse në njohuritë dhe përvojën e tyre japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe përmirësimin e dokumenteve të rëndësishme strategjike, si dhe zbatimin e politikave të cilët na afrojnë drejt anëtarësimit në BE”, mendon Mariçiq.

Qëllimi i kësaj thirrje është krijimi i regjistrit/bazë të organizatave civile të cilat Sekretariati për Çështje Evropiane do të mund t’i konsiderojë gjatë procesit të negociatave aderuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian dhe të cilat vazhdimisht do të mund t’i informojë dhe herë pas here ti konsultojë për çështjet lidhur me negociatat për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.

Të gjitha organizatat e interesuara civile mund të paraqiten për një ose më shumë fusha dhe kapituj të së drejtës së Bashkimit Evropian, për fushat dhe kapitujt që janë në kuadër të veprimtarisë së tyre, duke e plotësuar formularin elektronik për regjistrim në dispozicion në ueb faqen e Sekretariatit për Çështje Evropiane, respektivisht në këtë  lidhëse.

Të gjitha organizatat civile që janë të regjistruara në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas Ligjit për shoqata dhe fondacione dhe që veprojnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë të drejtë të paraqiten dhe të regjistrohen, informojë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

Kujtojmë se, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare. Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor. Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, Maqedonia e Veriut aktualisht po zhvillon edhe procesin e skriningut, i cili është planifikuar të zgjasë deri në fund të nëntorit 2023. Prej më 11 nëntor, e deri më 9 dhjetor të këtij viti, vazhdon faza e dytë e skriningut, gjegjësisht atij bilateral. Në këtë proces Maqedonia e Veriut do të paraqesë shkallën e përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, strukturën institucionale të zbatimit të ligjit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button