Shpërthim në KEK, 3 të vdekur 13 të plagosur (Video)

Një eksplodim ka ndodhur në Korporatën Energjetike të Kosovës, dyshohet se ka edhe të vdekur. Sipas burimeve të Telegrafit, janë tre të vdekur dhe 11 të lënduar. Pritet edhe një shpërthim tjetër.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmuar për Telegrafin se ka ndodhur një shpërthim në Obiliq.

Telegrafi mëson se po qarkullojnë edhe vetura të Ndihmës së Shpejtë.

Shpërthimi është ndier edhe në Fushë Kosovë.

Drejtori i Shërbimeve në KEK, Endmond Nulleshi, ka konfirmuar për Telegrafin se ka ndodhur një aksident në formë shpërthimi në repartin e elektrolizës në Termocentralin Kosova A. Sipas tij, ende nuk ka të konfirmuar për viktima deri sa zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë janë në vend të ngjarjes. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button