Në Maqedoninë e Veriut janë rritur mbi 22 për qind çmimet e produkteve industriale brenda një viti

Çmimi i produkteve industriale në tregun vendor të Maqedonisë së Veriut gjatë muajit tetor është rritur në krahasim me muajin dhe vitin paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në nivel mujor janë më të larta për 0.6 % dhe për 22.3 % në nivel vjetor”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që rritje më e madhe është regjistruar te Energjia për 26.9 %, Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 21.8 %, Prodhimet kapitale për 68.3 %, Mallra të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 6.7 %,dhe Mallra jo të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 18.5 %.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button