U shënua 110-vjetori i Pavarësisë, Vlora bashkoi krerët e shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës

110 vjetori i Pavarësisë i bëri bashkë krerët e shtetit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës në qytetin e flamurit, raporton Klan. Albin Kurtit, që është në Shqipëri prej ditës së diel për të marrë pjesë në mbledhjen e dy parlamenteve, iu bashkua për ceremoninë zyrtare të festës së flamurit dhe Vjosa Osmani.

Së bashku me kreun e shtetit, Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, si dhe drejtuesve të tjerë të institucioneve në të dy anët e kufirit, vendosën siç do vite kurora në monumentin e Pavarësisë, pasi më parë ndoqën ceremoninë protokollare të ngritjes së flamurin në sheshin e Vlorës me të njëjtin emër.

“Ngritja e flamurit në Vlorë nuk qe një akt i veçuar i një grupi atdhetarësh. As dhuratë a produkt i konjukturave diplomatike, që shpesh kishin dëmtuar interesat e kombit shqiptar. Pavarësia e Shqipërisë ishte dhe mbetet vepër e madhe e kombit shqiptar, e brezave dhe patriotëve të panumërt, që me përgjegjësi historike, në ditët e rrezikut të madh, jetësuan vullnetin shekullor të popullit, me shumë guxim dhe largpamësi”, tha Presidenti Begaj.

Por dita e festës bëri bashkë për pak minuta dhe deputetin demokrat Bujar Leskaj me Edi Ramën.

Edhe pse të dy janë përplasur shumë ashpër para zgjedhjeve të 2021, Rama nuk nguroi që së bashku me mysafirët nga Kosova të vizitojë shtëpinë e kthyer në muze për Kosovën të deputetit demokrat.

Bandat frymore të Shqipërisë, Kosovës, SHBA  dhe Mbretërisë së Bashkuar e Greqisë performuan në Lungomare për t’iu uruar festën e pavarësisë shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button