Dy ditët e ardhshme do të ketë kufizime në komunikacionin e Shkupit

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar që të martën dhe të mërkurën do të ketë kufizime në komunikacionin e Shkupit për shkak vizitës së ekipit të Kuvendit të Republikës Gjermane, transmeton Portalb.mk.

“Më 29 nëntor dhe 30 nëntor, për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të vjen delegacion i udhëhequr nga Kryetari i Republikës Federale të Gjermanisë”, raporton Policia e Maqedonisë së Veriut.

Kjo është arsyeja, sipas Policisë, që do të ketë kufizime në disa pjesë të Shkupit, kryesisht në qendër, ndërsa kërkohet nga qytetarët të respektojnë urdhrat e policëve.

Ndryshe, më 29 dhe 30 nëntor 2022, Presidenti Stevo Pendarovski do të presë Presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button