U përzgjodhën katër fituesit e çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”

Ministria e Kulturës ka raportuar që Bordi për ndarjen e çmimit shtetëror “Shën Kliment Ohri” ka përzgjedhur katër persona fitues të çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”, çmim që do të ndahet më 8 dhjetor, transmeton Portalb.mk.

“Ndarja e çmimit shtetëror “Shën Kliment Ohridski” për vitin 2022 për mirënjohjen më të lartë për arritjet shumëvjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit njerëzor dhe në veprimtarinë shoqërore me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklarojnë nga Ministria e Kulturës.

Bordi për ndarjen e këtij çmimi ka përzgjedhur: Afrim Osmanin (në fushën e edukimit dhe arsimit), Vllada Urosheviq dhe Ismet Ramiqeviq (në fushën e kulturës dhe artit) dhe Sashko Jovev (në fushën e shëndetësisë).

“Çmimi do t’u dorëzohet fituesve më 8 dhjetor të vitit 2022 (e enjte) në ora 12:00, në sallën e ceremonive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, raportoi Gazanfer Bajram, kryetar i bordit të Çmimit Shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button