Reagoi ekipi maqedonas në komisionin e përzier: Mediat po përhapin informacione të rreme se po zgjidhim çështjen e KOM-AO-së

Anëtarët e ekipit maqedonas në Komisionin e Përbashkët multidisiplinar për çështje historike dhe arsimore sot reaguan me “zhgënjim” ndaj siç thonë ata informimit jokonktret të opinionit për temat që kanë qenë objekt diskutimi në punën e Komisionit në takimi dyditor që u zhvillua të dielën e kaluar në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Në reagimin e anëtarëve të ekipit maqedonas, thuhet se përkundër qasjeve dhe qëndrimeve të shprehura qartë të bashkëkryesuesit nga pala maqedonase para gazetarëve më 25 nëntor pas përfundimit të takimit të 22-të, media të caktuara kanë botuar informacione dhe transmetuar artikuj në tre ditët e fundit, me të cilat përhapen të pavërteta se Komisioni zgjidh çështjen kishtare të Kishës Ortodokse Maqedonase-Arqishkëvisë së Ohrit (KOM-AO), se diskuton çështje teologjike dhe kishtare, dogma dhe kanone ose nga ana tjetër, përcakton se kujt i përket OA.

“Në dhënien e këtyre bashkgjitjeve nuk është kërkuar asnjë mendim nga anëtarët e Komisionit dhe janë vënë në situatë anëtarët e Sinodit të KOM-OA, opinioni ekspert, partitë politike dhe përfaqësuesit e institucioneve shtetërore dhe të legjitimojnë një temë të sajuar dhe inekzistente të bazuar vetëm në informacione të pasakta dhe konkluzione të përgjithshme”, thuhet në reagimin e ekipit maqedonas në Komisionin e përzier të ekspertëve maqedono-bullgarë për çështje historike dhe arsimore.

Nga atje sqarojnë sërish se temë e punës së Komisionit janë çështjet rreth prezantimit të historisë së Kryedioqezës së Ohrit në tekstet e historisë për arsimin fillor në të dyja vendet, roli dhe rëndësia e saj për krishterimin dhe shkrim-leximin dhe letërsinë sllave, dhe jo çështjet kishtare-teologjike apo përcaktimi i statusit të KOM-OA apo përcaktimi i saj në kuptimin kombëtar.

Kjo nuk është hera e parë, shtojnë anëtarët maqedonas të Komisionit, që puna dhe vendimet e tij janë objekt i manipulimit dhe konkluzioneve të paargumentuara.

“Edhe njëherë jemi dëshmitarë se si me vetëdije po krijohen probleme inekzistente dhe kërcënime të sajuara për identitetin maqedonas, me të cilat mashtrohet opinioni dhe manipulohen ndjenjat e tij, veçanërisht ndjenjat e popullit maqedonas. Përsëritjen e këtij dezinformimi në lidhje me punën e Komisionit do ta konsiderojmë si instrumentalizim të vetëdijshëm të punës së tij për arritjen e qëllimeve politike. Prandaj, kërkojmë përgjegjësi në informimin e opinionit për punën e Komisionit jo vetëm nga mediat, por edhe nga të gjithë aktorët socio-politikë në shoqërinë maqedonase”, apelojnë anëtarët e ekipit maqedonas në Komisionin e përbashkët multidisiplinar për çështje historike dhe arsimore.

Ndryshe, pas takimit tëpara disa ditëve, përfaqësuesit maqedonas në Komision vlerësuan se takimi ka qenë pozitiv, ka pasur diskutime konstruktive, por për momentin nuk është arritur marrëveshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button