Këllëfi inteligjent për iPhone

Këllëfët e telefonave dikur përdoreshin për të mbrojtur telefonin nga gërvishtjet, ndërsa tani po krijohen këllëf inteligjentë që mund të parashikojnë ardhjen e një mesazhi. Bëhet fjalë për këllëfin më të ri që do të dalë në treg, Lunecase, i cili merr energji kur telefoni lidhet me një rrjet dhe paralajmëron për ardhjen e thirrjeve në telefonin tuaj si dhe për mesazhet përpara se ata të arrijnë në telefon.

Këto njoftime shfaqen në anën e pasme të këllëfit, pa pasur nevojë për ndezjen e telefonit. Një version tjetër i këtij këllëfi, Lunecase Eclipse, përdor dritat në ikonën e Apple-it për të njoftuar për telefonatat dhe mesazhet para se të shfaqen në ekranin e iPhone-it.

Këllëfi Lunecase funksionon vetëm kur telefoni është i lidhur me një rrjet mobil që mund të pranojë thirrje dhe mesazhe tekst, dhe aktualisht është i disponueshëm vetëm për iPhone 5, 5C dhe 5S. Pritet që versionet e tjera të këtij këllëfi të jenë të disponueshme edhe për telefona të tjerë inteligjentë. Ndërkohë, këllëfi Lunecase do të dalë në shitje në Kickstarter duke filluar nga muaji gusht dhe kushton 25 dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button