Kompanitë e zanateve në Shkup deri më 10 dhjetor mund të aplikojnë për marrjen e subvencioneve

Qyteti i Shkupit deri më 10 dhjetor të këtij viti do të pranojë aplikime për të fituar mbështetje financiare për zanatet e vjetra dhe veprimtaritë zejtare, transmeton Portalb.mk.

“Aplikimi për subvencionimin e zanateve të vjetra dhe veprimtarive zejtare në shuarje në qytetin e Shkupit me dokumentacionin e plotë duhet të dorëzohen më së voni deri më 10.12.2022”, sqaroi Qyteti i Shkupit.

Fillimisht do të paguhen qytetarët që kanë aplikuar të parët, ndërsa personat që nuk do të marrin këtë mbështetje, do të njoftohen me shkrim.

“Qyteti i Shkupit ka për qëllim nxitjen zhvillimin e zanateve tradicionale nëpërmjet subvencionimit të zanateve të vjetra dhe veprimtarive zejtare në shuarje në qytetin e Shkupit, me subvencionim financiar me vlerë 10.000 denarë”, sqarojnë nga Qyteti, duke theksuar që për këtë Thirrje janë planifikuar gjithsej 500 mijë denarë.

Në Konkurs theksohet se kjo e drejtë është për profesionet si jorganxhi, opingar, litarpunues, gëzofpunues, poçar, kapelapunues, farkëtar, teneqexhi, kopsar, qiribërës, sitëbërës, orëndreqës, punime zejtare-shporta, punime zejtare-përgatitje e suvenirëve, prodhime filigrani, bizhuteri dhe produkte të ngjashme, prodhim i instrumenteve muzikore dhe samarxhi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button