Mbaruan ndeshjet e javës së XVI-të në Ligën e Parë në Maqedoninë e Veriut

Ekipi i Shkupit dhe Strugës kanë arritur të marrin tri pikë për t’u shkëputur në krye të tabelës, ndërsa Shkëndija në këtë xhiron barazoi pa gola, transmeton Portalb.mk.

Të shtunën Struga arriti të fitojë kundër ekipit të Sileksit me rezultat 1-2, duke grumbulluar gjithsej 33 pikë në 15 ndeshje.

Sot tre pikë arriti t’i marrë edhe ekipi i Shkupi pasi e mundi ekipin e Pobedës me rezultat 0-6. Me këtë fitore, Shkupi arriti të grumbullojë 28 pikë nga 14 ndeshje të zhvilluara, duke përforcuar pozitën e dytë.

Në të njëjtën kohë Shkëndija luajti pa gola me ekipin e Tikveshit, duke siguruara gjithsej 25 pikë nga 15 ndeshje të zhvilluara për të qëndruar akoma në pozitën e tretë.

Në këtë xhiro, Skopje arriti të fitojë Akademia Pandevin, ndërsa Rabotniçki e fitoi Makedonija Gjorçe Petrovin. Bregallnica ishte e lirë këtë javë, pasi ishte planifikuar të luan me Renovën, ekip i cili u largua nga Liga e Parë para se të fillon sezonin 2022/23.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button