Deri të shtunën studentët e Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësi të aplikojnë për shujtë studentore

Studentët e Maqedonisë së Veriut deri më 3 dhjetor do të mund të aplikojnë për të fituar mbështetjen financiare për ushqim, transmeton Portalb.mk.

Kjo mbështetje financiare e siguruar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës arrin vlerën e 2400 denarëve për 9 muaj, ndërsa studentët nuk duhet të jenë në marrëdhënie të rregullt pune dhe të mos kenë të pagë mujore më të madhe se paga minimale.

“Gjatë parashtrimit të aplikimit, studentët duhet të bashkëngjisin edhe formularët e plotësuar dhe të nënshkruar Fletëparaqitje për marrjen e të drejtës së subvencionimit të racionit për student dhe Deklaratë për saktësinë e të dhënave të shënuara në fletëparaqitje për marrjen e të drejtës së subvencionimit të racionit për student ndërsa gjithashtu  bëjmë thirrje që të shikojnë dokumentin – Udhëzime për bashkangjitjen e llogarisë  rrjedhëse gjatë  aplikimit për subvncionimin e racionit për student”, thuhet në njoftimin e MASh-it.

Aplikimi bëhet në formë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button