Rusisë i mungojnë trupat e kualifikuar për përparime në terren, vlerësoi ministri britanik

Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi të dielën se si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë angazhuar një numër domethënës forcash në zonën përreth qyteteve ukrainase Pavlivka dhe Vuhledar, që ndodhen në rajonin e Donetskut, raporton VOA.

Zona është shndërruar në një terren luftimesh intensive gjatë dy javëve të fundit dhe një pjesë e vogël e territorit ka kaluar nën kontrollin e palës tjetër.

Rusia e sheh zonën si mjaft të rëndësishme për një avancim të madh në të ardhmen në veri me synimin për të kapur pjesën e mbetur të Oblastitit në Donetskun e kontrolluar nga Ukraina”, thuhej në raportin e zbulimit britanik.

Megjithatë, Londra thotë se mundësitë që “Rusia ta realizojë këtë qëllim janë të pakta pasi nuk ka gjasa të jetë në gjendje të përqendrojë forca të mjaftueshme e të kualifikuara për të shënuar një përparim operacional”.

Të shtunën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy udhëhoqi një aktivitet në Kiev që përkujtoi 90-vjetorin e Holodomor-it, apo Urisë së Madhe. Ai e shfrytëzoi këtë ditë për t’i dhënë shtysë iniciativës së quajtur “Grurë nga Ukraina” e cila synon dërgimin e grurit në vendet më të prekura nga uria e thatësira.

Gjatë Urisë së Madhe të krijuar nga diktatori sovjetik Josef Stalin në dimrin e viteve 1932-33, humbën jetën rreth 8 milionë ukrainas.

Zoti Zelenskyy përsëriti angazhimin e Ukrainës për të eksportuar grurë e produkte të tjera ushqimore në tregun global.

Kjo nisma është krahas një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB-ja që mundëson eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi. Kremlini thotë se sasitë me grurë të dërguara nga Ukraina nuk kanë mbërritur tek vendet më problematike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button