Guantanamo drejt mbylljes

Një zyrtar amerikan tha të enjten se administrata Obama do të transferojë të burgosur të tjerë gjatë këtij viti nga burgu i Guantanamos, pavarësisht polemikave që lindën pas shkëmbimit të 5 të burgosurve talebanë me ushtarin e fundit të mbajtur nga talebanët në Afganistan.

“Një numër i konsiderueshëm të burgosurish do të transferohen në faza të ndryshme nga Guantanamo”, tha zyrtari i administratës.

Zyrtari ka pranuar të thotë se 149 të burgosur që gjenden aktualisht në qendrën e burgimit të SHBA-ve në bazën detare në Kubë janë drejt transferimit të plotë. Kampi i Guantanamos, i kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut është vënë sërish në qendër të vëmendjes që prej ditës së shtunë, rreshteri  Bowe Bergdahl, 28 vjeç, u lirua nga talebanët, pasi ishte marr peng që prej 5 vjetësh dhe në shkëmbim të tij SHBA-ja liroi 5 talebanë që mbaheshin në Guantanamo prej 12 vjetësh.

Ky shkëmbim, i cili u mor pa konsultën me Kongresin, zemëroi ligjvënësit, veçanërisht republikanët që tashmë janë skeptik në lidhje me qëllimet e Presidentit Obama. / TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button