Për shkak se kanë 65 vite, qytetarëve të Maqedonisë së Veriut u mohohet e drejta e kompensimit për shkak të aftësisë së kufizuar

Gjithsej 23 kërkesa për realizimin e së drejtës për kompensim të aftësisë së kufizuar janë refuzuar në 10 qendra për punë sociale në vend për shkak të kushtit 65 vite të mbushura që e përcakton neni 44 paragrafi 2 i Ligjit për mbrojtje Sociale. Avokati i Popullit e konsideron këtë kufizim ligjor si diskriminues dhe kërkon që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të ndërmarrë masa. Nga MPPS-ja shprehen se do të veprojnë në përputhje me vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, e cila do të vlerësojë kushtetutshmërinë e këtij neni të mërkurën.

Sipas Ligjit për mbrojtje sociale, kompensimi për shkak të aftësisë së kufizuar parashikohet për të nxitur përfshirjen sociale dhe mundësi të barabarta për një person me aftësi të rëndë ose të thellë të kufizuar intelektuale, me paaftësi më të rëndë fizike, person i cili është plotësisht i verbër dhe person i cili është plotësisht i shurdhër.

Kompensimin për shkak të aftësisë së kufizuar, sipas nenit 44 paragrafi 2 të këtij ligji, mund ta marrë personi i cili ka mbushur moshën 26 vjeç, më së voni deri në moshën 65 vjeçare, ndërsa përdoret pavarësisht nga mosha e shfrytëzuesit.

Sipas Avokatit të Popullit, pikërisht ky paragraf është kusht kufizues për qasjen dhe realizimin e së drejtës për kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar. Nga atje thonë se i njëjti në vete përmban pabarazi, respektivisht dispozitë diskriminuese ndaj personave të tjerë që e realizojnë këtë të drejtë.

“Aftësia e kufizuar është gjendje të cilën një person i caktuar mund ta ketë edhe pas moshës 65 vjeçe dhe nuk guxon ligji me të cilin përcaktohet një e drejtë e caktuar, ta kufizojë atë sipas moshës. Kjo paraqet bazë për ndalimin e diskriminimit, bazë kjo që e dallon edhe Ligji për mbrojtjen dhe pengimin e diskriminimit, mirëpo edhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, por edhe konventat ndërkombëtare, shprehen nga Avokati i Popullit.

Trajtimi i pabarabartë gjatë shfrytëzimit të kompensimit për shkak të aftësisë së kufizuar, Avokati i popullit e vlerëson edhe në Raportin vjetor për nivelin e sigurimit, respektimit, avancimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020.

“Nëse jeni mbi 65 vjeç, e jeni person me aftësi të kufizuara, sipas dispozitave ekzistuese ligjore, nuk keni të drejtë për dëmshpërblim në të holla për shkak të aftësisë së kufizuar, përveç nëse këtë të drejtë e keni realizuar deri në moshën 65 vjeçe. Absurditet të këtillë përcaktoi Avokati i popullit pasi në adresë të tij mbërriti parashtresë nga qytetari, i cili për shkak të pengesës së moshës (ka qenë mbi 65 vjeç) nuk ka mundur të realizojë të drejtën e tij për këtë lloj të kompensimi në të holla. Për tejkalimin e këtij problemi me trajtimin e pabarabartë të qytetarëve në bazë të moshës, Avokati i Popullit dorëzoi Mendim në

Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, në të cilin kërkoi vlerësimin e kësaj dispozite të Ligjit për mbrojtje sociale”, qëndron në raportin.

Hulumtimi i tyre për perceptimin e situatës me realizimin e së drejtës për kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar, zbulon se në 10 nga 30 qendrat për punë sociale në vend në vitin 2020 dhe 2021 janë refuzuar saktësisht 23 kërkesa për kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar, pikërisht për shkak të kushtit mosha 65 vjeç.

Sipas raportit, 12 kërkesa janë refuzuar në vitin 2020, ndërsa 11 në vitin 2021.

Më së shumti kërkesa të refuzuara ka në Qendrën për punë sociale në Strumicë, gjithsej gjashtë, Kërçovë – 5, Tetovë – 3, Kavadar dhe Shën Nikollë nga dy dhe Kriva Pallankë, Shtip, Negotinë, Dellçevë dhe Veles nga një kërkesë të refuzuar.

Iniciativën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje sociale, së bashku me raportin, Avokati i Popullit e dorëzon në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale në muajin tetor. Nga MPPS-ja për MIA-n shprehen se i janë përgjigjur të njëjtës.

“Në përgjigjen, Ministria e informon Avokatin e Popullit se në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut është parashtruar iniciativë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 44 paragrafi 2 të këtij ligji, nga personi me iniciale A.D. nga Prilepi dhe Instituti për të Drejtat e Njeriut nga Shkupi. Në raport me këto iniciativa, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Aktvendim për nisjen e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 44 paragrafi 2 në pjesën: “më së voni deri në moshën 65 vjeçe” të Ligjit për mbrojtje sociale, e deri në vendimin përfundimtar e ndaloi ekzekutimin e akteve dhe veprimeve individuale që janë ndërmarrë në bazë të dispozitave të Ligjit për mbrojtje sociale”, shprehen nga MPPS-ja.

Ata shtojnë se kanë njoftuar qendrat për punë sociale për aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, për të marrë parasysh masën e shqiptuar për ndalimin e ekzekutimit të akteve dhe veprimeve individuale në procedurat që zhvillohen për realizimin e kompensimit për shkak të aftësisë së kufizuar.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e informoi avokatin e Popullit se do të veprojë në përputhje me vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj iniciativës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 44 pa

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button