Rrëshqitje masive e dheut në Itali, një e vdekur e 12 të zhdukur

Ekipet e shpëtimit kanë arritur në ishullin italian të Ischias të dielën pas rrëshqitjeve të mëdha të dheut si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm në dy ditët e fundit. Nga rrëshqitjet e dheut janë shembur disa ndërtesa., raporton Koha.net.

Një grua ka vdekur dhe deri në 12 persona rezultojnë ende të zhdukur. Me shiun që ka vazhduar të bjerë edhe të dielën, ekipet e shpëtimit me buldozerët e vegjël kanë hequr deri në shtatë metra baltë në kërkim të viktimave të mundshme.

Ekipet e shpëtimit kanë arritur në ishullin napolitan me traget. Rrugët janë të bllokuara dhe autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të ishullit që të qëndrojnë në shtëpi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button