Në vitin 2023 hyn në fuqi Ligji i ri për pagesa në Maqedoninë e Veriut

Ligji i ri për sistemin e pasgesave në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të digjitalizimit, planifikon rritjen e mënyrave edhe për kryerjen e pagesave onljan, transmeton Portalb.mk.

“Në fillim të vitit 2023 hyn në fuqi Ligji i ri i Shërbimeve Pagesore dhe Sistemeve Pagesore, me të cilin hapet më shumë hapësirë ​​për zhvillimin e koncepteve inovative në të cilat pagesat onlajn nuk do të kryhen vetëm me kartelë pagesore”, deklaroi Goran Jankoski nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut.

Banka Popullore theksoi që përmes të dhënave biometrike, kodeve dhe numrit të celularit, do të rritet siguria e pagesave onlajn.

“Përshtatja me ligjet dhe rregulloret e BE-së e realizuar përmes Ligjit të ri të Shërbimeve Pagesore dhe Sistemet Pagesore i referohet sigurisë dhe mbrojtjes më të madhe të konsumatorëve, si përdorues të shërbimeve të reja të avancuara të pagesave”, deklarojnë nga Banka Popullore.

Bankat tashmë kanë filluar të njoftojnë klientët në lidhje me Ligjin për për shërbimet e pagesave dhe sistemin e pagesave, që do të fillojë të zbatohet prej 1 janarit të vitit 2023.

“Këshilli i Bankës Popullore miratoi një pako aktesh nënligjore me të cilat funksionalizohet korniza e re ligjore në sferën e pagesave që e përcakton Ligji për shërbimet e pagesave dhe sistemet e pagesave, zbatimi i të cilave do të fillojë më 1 janar 2023”, njoftojnë nga Banka, duke theksuar që janë miratuar 12 akte nënligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button