Ka vazhduar deri të premten afati për mbështetje financiare deri 40 mijë denarë për poetë dhe piktorë të rinj

Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut të moshës deri 29 vjeç, do të mund të aplikojnë në Agjencinë për Rini dhe Sport deri të premten për të fituar mbështetje financiare në konkursin për mbështetjen e artistëve të rinj, transmeton Portalb.mk.

Ndryshe, Konkursi fillimisht ishte i hapur deri më 3 nëntor, por Agjencia vendosi të pranojë materialet garuese deri më 2 dhjetor.

“Të gjithë të interesuarit mund të marrin pjesë kategori të moshave: prej 15 deri 20 vjeç dhe prej 21 deri 29 vjeç”, sqarojnë nga Agjencia, duke vlerësuar që përmes këtij konkursi planifikohet motivimi i të rinjve.

Përveç grupmoshës, garuesit nuk duhet të ketë të botuar ndonjë përmbledhje me poezi. Në dy kategoritë do të ketë nga tri fitues, ashtu që vendi i parë do të marrë 20 mijë denarë, i dytë 15 mijë, ndërsa vendi i tretë 10 mijë denarë.

Në këtë afat mbaron edhe “Konkursi për piktorët e rinj” i organizuar nga Agjencia për Rini dhe Sport. Ky konkurs realizohet për pikturë, skulpturë, grafikë, dizajn grafik dhe fotografi. Në çdonjërën kategori do të jap nga 40 mijë denarë për fituesin e grupmoshës 21-29 vjeç, ndërsa 30 mijë denarë për grupmoshën 15-20 vjeç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button