Më 9 dhjetor mbaron afati për shkollat në Maqedoninë e Veriut që të aplikojnë për mbështetje financiare prej 30 mijë denarëve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të pranojë aplikime në formë elektronike deri më 9 dhjetor për të fituar mbështetje financiare prej 30 mijë denarë për zhvillimin e projekteve multietnike dhe multikulturore, transmeton Portalb.mk.

“Grantet janë deri në 30.000,00 denarë dhe do të ndahen për gjithsej 95 shkolla, nga të cilat 70 shkolla fillore dhe 25 të mesme”, raportojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, duke theksuar që përzgjedhja do të bëhet nga Komisioni për vlerësimin e aplikacioneve.

Ministria në udhëzimin për aplikim sqaroi që projekti duhet të realizohet në vitin 2023, ndërsa aplikimi duhet të bëhet në formë elektronike përmes llogarisë @schools.mk.

Të drejtë aplikimi kanë shkollat që zhvillojnë mësimin në dy gjuhë, apo shkollat që kanë lidhur partneritet me shkollat që zhvillojnë mësim në gjuhën tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button