Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut vendosi të futet kuna e Kroacisë në tregun vendor

Kuna kroate do të jetë zyrtarisht pjesë e tregut në Maqedoninë e Veriut me vendim të Bankës Popullore në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Në përputhje me vendin e Këshillit të Bashkimit Evropian për përfshirjen e Kroacisë në euro-zonë më 1 janar të vitit 2023, kuna kroate do të jetë zyrtarisht mjet pagesor prej 31 dhjetorit të vitit 2022”, vendosin nga Banka Popullore.

“Gjatë vitit 2023, këmbimi i kunës kroate do të mund të realizohet në banka dhe në institucionet tjera në territorin e Republikës së Kosovës. Prej 1 janarit të vitit 2024, shërbimet për shkëmbimin e kunës kroate do të realizohet vetëm në Bankën Qendrore të Kroacisë”, sqarojnë nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, në maj të këtij viti ligjvënësit kroatë miratuan një ligj që i hap rrugë futjes në përdorim të valutës euro. Kroacia do të zëvendësojë kunën kroate me euron më 1 janar 2023.

Gjithsej 117 vota ishin në favor të legjislacionit për euron, 13 vota kundër dhe një ligjvënës abstenoi në Parlamentin prej 151 anëtarësh. Partitë e krahut të djathtë në Parlamentin kroat ishin kundër futjes në përdorim të euros, duke thënë se kjo do të rriste varfërinë dhe do të ushtronte presion mbi qytetarët.

Të dyja valutat është vendosur të përdoren paralelisht në muajt pas fillimit zyrtar të aplikimit të euros.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button