Mbledhje e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës në Tiranë

Në vigjilje të 110-vjetorit të Pavarësisë, Kuvendi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës po mbajnë një seancë të përbashkët parlamentare, raporton Klan. Takimi i ligjvënësve zhvillohet ditën e sotme, ndërsa protokollet respektive kanë përcaktuar edhe axhendën e përbashkët të kësaj seance.

Mbledhja nisi me fjalën e mirëseardhjes të kryeparlamentares së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryeparlamentari i Kosovës. Glauk Konjufca.

Më pas do të jetë radha e dy kryeministrave, Edi Rama dhe Albin Kurti për t’iu adresuar seancës dhe pastaj me radhë do jenë edhe drejtuesit e grupeve parlamentare.

Në agjendën e dakordësuar bie në sy fakti se në listën e diskutantëve nuk është përfshirë asnjë nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Mbledhja do jetë protokollare dhe pritet të zgjasë afërsisht 2 orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button