Strugani Alimi eliminoi Juventusin

Supertalenti shqiptar Isnik Alimi i cili aktivizohet me skuadrën e të rinjve të Kievos në kampionatin italian, gjatë ndeshjes së mbrëmshme për kupën e Italisë në përballjen e çerekfinales ndaj Juventusit ka qenë vendimtar duke shënuar golin e fitores dhe duke spikatur si futbollisti më i mirë në fushën e gjelbër.

Në ndeshjen e cila përfundoi me rezultat 1:0 për Kievon, përveç golit spektakolar fluturimthi me kokë nga zona e rreptësisë, 19 vjeçari Isnik Alimi, regjistroj edhe një traversë duke u afruar shumë pranë golit të dytë personal në këtë takim me skuadrën e madhe italiane Juventus.

Isnik Alimi ishte edhe kapiten i skuadrës së tij dhe pas fitores ndaj Juventusit mediat italiane e kanë shënjestruar duke ju vërsulur për të marrë një koment lidhur me ndeshjen por edhe ndjesinë e golit nga talentit strugan.

Përballë Alimit, në këtë ndeshje ishte mbrojtësi shqiptar Elvis Kabashi, i cili luan me ekipin e Juventusit. Kabashi në gjuhën shqipe ka uruar personalisht Alimin për fitoren dhe për ndeshjen solide të tij dhe ekipit të Kievos.

Kujtojmë që në Maqedoni, Alimi është aktivizuar me skuadrën e Ohrit në ligën e parë, ku pas paraqitjeve solide, ra në sy të menaxherëve dhe nisi rrugën evropjane të lojës së futbollit.

Ju sjellim dhe intervistën e Alimit pas ndeshjes që është në gjuhën italiane.

Lajme të ngjashme

Back to top button