Prodhimtaria e produkteve organike e pazhvilluar, të rinjtë duhet të edukohen për ushqimin e shëndetshëm

Edhe pse kërkesa për produkte organike çdo vit është gjithnjë e më e madhe, prodhimtaria e produkteve organike po shënon rënie të vazhdueshme. Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikës, në dekadën e fundit sipërfaqet me prodhim organik vazhdimisht po zvogëlohen dhe asnjëherë nuk e kanë kaluar një përqindëshin e sipërfaqeve të përgjithshme bujqësore në vend, edhe pse sipas projektimeve të Planit nacional për bujqësi organike deri në vitin 2020 është dashur të jenë të paktën katër përqind, shkruan Meta.mk.

Edhe përkrah bindjes se Maqedonia është vend bujqësor me vise të pastra dhe mundësi të shkëlqyera për prodhim organik, vitin e kaluar janë mbjellë vetëm 4.277 hektarë me ushqim organik, që është vetëm 0,34 përqind e tokës së përgjithshme bujqësore. Gjendja ka qenë e ngjashme edhe në vitet e mëparshme, në vitin 2020 numri ka qenë 3.957, ndërsa në vitin 2019, 4.207 hektarë. Në dhjetë vitet e fundit, më shumë sipërfaqe organike ka pasur në vitin 20116.581, ndërsa më pak në vitin 20142.359 hektarë.

Nga Ministria e Bujqësisë nuk precizojnë se pse nuk është plotësuar ky projektim, por theksojnë se ndërkohë është rritur konkurrenca në prodhim organik.

“Analizë e veçantë e sipërfaqeve të certifikuara për prodhim organik ndër vite nuk është publikuar. Nga të dhënat statistikore mund të shihet se sipërfaqet e certifikuara për prodhim organik janë në rënie të dukshme, ndërsa numri i fermerëve është në rritje. Ky trend na tregon atë se rritet konkurrenca e produkteve bimore organike“, thonë nga Ministria.

Ato theksojnë se sipas Programit kombëtar për bujqësi dhe zhvillim rural 2018-2022, mbështetja financiare për prodhim organik është më e lartë se ajo për prodhim konvencional. Vitin e kaluar prodhuesit organik kanë marrë subvencione 30 përqind më të larta për kultura foragjere, 50 përqind më të larta për kultura bujqësore, blegtori dhe bletari, 70 përqind për pemëtari dhe vreshtari dhe 100 subvencione më të larta për prodhime të kopshtarisë.

Gjithashtu me pagesat direkte janë mbuluar 50 përqind të shpenzimeve për certifikim të prodhimit organik dhe 70 përqind të shpenzimeve për analizat e kryera agrokimike, pedologjike ose analizat për mbetje të pesticideve, metaleve të rënda dhe materieve të tjera në tokës dhe në produktet organike.

Numri i prodhuesve organikë, sipas të dhënave statistikore, në pesë vitet e fundit ka shënuar rritje, ndërsa vitin e kaluar 929 bujq kanë prodhuar ushqim organik. Megjithatë, edhe pse kushtet natyrore në vend janë të shkëlqyeshme, këto prodhues punojnë gjithnjë e më pak tokë. Është e dukshme se vetëm subvencionet nuk janë të mjaftueshme për rritjen e atraktivitetit të këtij lloji të prodhimtarisë, i cili kërkon edukim të vazhdueshëm dhe aplikim të teknologjisë, prandaj të rinjtë duhet të motivohen edhe në mënyra të tjera që të bëhen fermerë.

Benefitet nga rritja e sipërfaqeve do të jenë të shumanshme, jo vetëm me krijimin e mundësive për konkurrencë më të madhe të prodhimit vendas në tregjet e huaja, por edhe me aplikimin e zvogëluar të preparateve kimike dhe mundësisë për mbrojtjen e tokës dhe ujërave nga kontaminimi.

Profesoresha e Fakultetit të bujqësisë Rukie Agiç konsideron se për prodhim të suksesshëm organik më se shumti na mungon koordinimi dhe edukimi i të rinjve, sepse fermerët duhet të kenë shumë dituri dhe aftësi të mira, të cilat jo çdoherë munden t’i sigurojnë vetë.

“Nuk është e thjeshtë të fitohet një produkt final organik pa edukim paraprak, ndërsa fermerët e rinj te ne nuk i kanë të gjitha informacionet. Procesi i konvertimit dhe certifikimit është i gjatë dhe i tremb prodhuesit e ardhshëm organikë, sepse ato duhet të kenë qasje të vazhdueshme deri te të dhënat më të reja mbi teknologjitë në dispozicion, si dhe mbi bio aparatet që janë të lejuara në këtë lloj të prodhimtarisë“, thotë Agiç.

Ajo thekson se edukimi në këtë temë është tashmë i pranishëm në sistemin arsimor, por duhet të mbahet edhe lidhje me fermerët dhe të sigurohet mënyrë që ato në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë të arrijnë deri te informatat që u nevojiten.

Në këtë drejtim, me propozim të Ministrisë për Arsim dhe Shkencë, Qeveria kohët e fundit solli një vendim për aplikimin e bursave të reja motivuese për studentët e regjistruar në programet studimore në fushën e shkencave bujqësore, veterinare dhe pyjore, që do të jenë në vlerë prej 18.000 denarësh në muaj, dhe do të jepen nëntë muaj gjatë një viti akademik.

Sipas Agiç, përveç edukimit, me rëndësi kyçe është edhe promovimi dhe shitja e produkteve organike, sepse kërkesa më e madhe është nëpër qytetet më të mëdha, ndërsa prodhimi më i madh është nëpër mjediset rurale. Në vitet e fundit edhe te ne dhe në botë kërkesa për produkte organike vazhdimisht rritet, ndërsa më së shumti kërkohen frutat dhe perimet e freskëta.

“Duke e pasur parasysh kërkesën, padyshim se prodhimi organik duhet të rritet. Ndryshime do të ketë edhe tek ai konvencional, posaçërisht në përdorimin e pesticideve për të cilat Komisioni evropian ka plan aksionar të determinuar se deri në vitin 2030 duhet të ulen për 50 përqind“, thotë Agiç.

Sa i përket rritjes së prodhimtarisë së ushqimit së fundmi ministri i bujqësisë Ljupço Nikollovski lajmëroi se në ndryshimet e Ligjit për tokë bujqësore planifikohet aplikimi i një risie me të cilët shteti do të mund t’i japë me qira arat në pronësi private që nuk punohen për periudhë më të gjatë. Qëllimi është që në mbi 90.000 hektarë nëpër vendin tonë përsëri të prodhohet ushqim, e jo të shiten dhe të shndërrohen në toka ndërtimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button