ANALIZË: Pjesa e parë: Rrogat në agjencitë, organet rregullatore, komisionet shtetërore në vitin 2023 (Infografik)

Një pjesë e agjencive, organeve rregullatore, komisioneve shtetërore vitin e ardhshëm do të kenë rritje të buxhetit për pagesën e rrogave, ndërsa disa të tjera do të kenë ulje. Portalb.mk do të publikojë në dy vazhdime një analizë krahasuese të rrogës bruto për punonjës për vitin e ardhshëm krahasuar me këtë vit.

Në disa institucione do të ketë ulje, e në disa të tjera rritje të rrogës mesatare bruto në vitin 2023

ATO – Agjencinë Teknike Operative, një nga institucionet me rëndësi për sigurinë në vend, vitin e ardhshëm rroga mesatare bruto do të rritet për 7.400 denarë dhe do të arrijë në 119.900 denarë. Në këtë institucion punojnë 26 punonjës. Rritje të rrogës mesatare bruto do të ketë edhe për 46 punonjësit e Gjykatës Kushtetuese ku rroga mesatare bruto në vitin 2023 do të jetë 88.768 denarë, për 5.300 denarë më shumë se sivjet.

Një nga institucionet me rroga më të larta është Enti Shtetëror i Revizionit, ku rroga mesatare bruto në vitin 2023 do të rritet për rreth 500 denarë dhe do të arrijë në 81.121 denarë. Rroga mesatare mujore bruto në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit vitin e ardhshëm do të jetë afro 73.000 denarë, kurse rritje do të ketë edhe në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve me rrogë mesatare bruto prej 52.900 denarë.

Rritje të rrogës mujore bruto deri në nivel prej pothuajse 58.900 denarë ka edhe te Presidenti i shtetit, ku vitin e ardhshëm numri i të punësuarve krahasuar me këtë vit do të ulet për tre vetë dhe do të arrijë në 62.

Vitin e ardhshëm rrogë më të lartë bruto prej 2.600 denarësh do të ketë edhe në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (ASK). Në ASK, numri i të punësuarve do të zvogëlohet në 377, ndërsa rroga bruto është parashikuar të jetë 78.381 denarë.

Rritje të rrogës mesatare bruto për punonjës për rreth 4.000 denarë do të ketë në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe ajo do të arrijë në 50.000 denarë, me ç’rast numri i të punësuarve pritet të zvogëlohet për dy vetë, në  Agjencinë për Mbrojtjen nga Diskriminimi me 17 të punësuar mesatarja do të rritet në 76.570 denarë, e për 4.700 denarë, në 49.300, do të rritet mesatarja e rrogës bruto në Agjencinë për Zbatimin e Gjuhëve me 36 punonjës,

Zvogëlim prej 1000 denarësh ka në rrogën mesatare bruto në Agjencia e Zbulimitme 242 punonjës. Mesatarja për vitin e ardhshëm atje do të jetë 84.252 denarë, që është ndër më të lartat në institucionet shtetërore.  Ulje më të theksuar prej 10.000 denarësh ka te rroga mesatare bruto e punonjësve në Komisionin Rregullator për Banim, ku për 8 punëtorët rroga mesatare do të jetë 73.854 denarë.

Rritje prej 2.600 denarësh ka edhe te rroga mesatare bruto në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ku deri në fund të vitit ajo do të arrijë në nivelin prej 45.150 denarë, e po ashtu për 2.600 do të rritet edhe rroga bruto në Qendrën për Menaxhimin e Krizave dhe do të arrijë në 45.000 denarë.

Do të rritet edhe buxheti i rrogave për 1.037 punonjës në Drejtorinë për Ekzekutimin e Sanksioneve, e cila i përfshin burgjet dhe institucionet edukative-korrektuese. Atje vitin e ardhshëm rroga mesatare bruto do të jetë 51.143 denarë, me një rritje prej rreth 400 denarë në krahasim me këtë vit. Rroga do të rriten edhe në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë për 4.000 denarë dhe vitin e ardhshëm rroga mesatare bruto do të jetë 35.750 denarë.  Në Drejtorinë e të Ardhurave Publike me 1.036 punonjës, rroga mesatare bruto vitin e ardhshëm do të rritet për 6.300 denarë dhe do të arrijë në 57.348 denarë, në Drejtorinë Doganore me 1.241 punonjës, rroga mesatare bruto do të rritet për pak më pak se 1.000 denarë dhe do të jetë 56.480 denarë, kurse për 5.500 denarë do të rritet rroga mesatare në Drejtorinë e Policisë Financiare me 69 të punësuar dhe ajo do të arrijë në 66.883 denarë.

Rritje të rrogës bruto planifikohet edhe në disa nga inspektoratet: në Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve me 18 të punësuar, rroga mesatare do të jetë 52.040 denarë, për 5.720 denarë do të rritet rroga mesatare në Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit Jetësor ku rroga bruto do të jetë 71.090 denarë, ndërsa me rritjen prej 5.000 denarë, mesatarja në Inspektoratin Shtetëror të Transportit rroga mesatare do të jetë 62.571 denarë.

Inspektoratin Shtetëror Devizor me 8 të punësuar vitin e ardhshëm rroga mesatare bruto do të zvogëlohet për rreth 10.500 denarë dhe do të jetë 53.354 denarë, ndërsa rënie ka edhe në Inspektoratin Shtetëror për Inspektimin Teknik me rrogë bruto prej 57.440 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button