Era i çon ‘selam’ fansave

Edhe pse nuk ka shumë kohë që ka ardhur në treg, këngëtarja Era Istrefi tashmë radhitet ndër emrat më të pëlqyer në skenën tonë. E pëlqimin e publikut Era e ka marrë edhe me projektin e saj të fundit ‘E dehun’, në të cilin për shumë pak kohë Era ka marrë afro 700 mijë klikime.

E karshi këtij suksesi as vetë këngëtarja nuk ka ndenjur duarkryq. Ajo në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’ e ka lënë një mbishkrim me të cilin i drejtohet fansave të saj.

“Faleminderit krejtve për fjalët e mira…edhe mos harroni se ajo çka thoni ju për mu, osht reflektim i karakterit t’juj.. Peace&love për KREJT”, ishte komenti i këngëtares, i cili nuk u mbet borxh as atyre që nuk e kanë komentuar pozitivisht punën e Istrefit.

Lajme të ngjashme

Back to top button