Futbollistët iranianë kënduan himnin para ndeshjes me Uellsin, tifozeria në lot

Lojtarët iranianë kënduan himnin kombëtar para ndeshjes së tyre kundër Uellsit, në Kupën e Botës, raporton EN. Kjo ndodhi pasi katër ditë më parë ata qëndruan të heshtur ndërsa himni i tyre po luhej në stadium, në përpjekje për të distancuar veten nga qeveria e Iranit.

Tifozët shpërthyen në fërshëllima dhe lot.

Ndryshimi i qasjes nga lojtarët erdhi pasi mund të përballen me pasoja nëse nuk e këndojnë himnin në ndeshjet e radhës.

Disa nga futbollistët me zor hapnin gojën për të kënduar.

Të martën, Mehdi Chamran, kryetar i këshillit të qytetit të Teheranit, tha: “Ne kurrë nuk do të lejojmë askënd të ofendojë himnin dhe flamurin tonë kombëtar. Qytetërimi iranian ka një histori disa mijëra vjeçare – ky qytetërim është po aq i vjetër sa evropianët dhe amerikanët së bashku.”

Heshtja e ekipit përpara humbjes së tyre 6-2 nga Anglia ishte një shfaqje simbolike e mbështetjes për protestat që kanë vijuar në Iran që nga vdekja e Mahsa Aminit në shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button