Nesër vazhdojnë ndeshjet e Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut

Me ndeshjen ndërmjet Sileksit dhe Strugës Trim&Lum, do të fillojnë ndeshjet e javës së XV-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Struga që gjendet në vendin e parë me 30 pikë nga 14 ndeshje, prej orës 13:00 do të fillojë ndeshjen kundër Sileksit, ekip i cili gjendet në pozitën e katërt me 23 pikë.

Shkupi, që gjendet në vendin e dytë me 25 pikë nga 13 ndeshje, do të luajë të dielën prej orës 13:00 si mysafir i Pobedës. Në të njëjtën kohë do të luajë Shkëndija kundër Tikveshit. Shkëndija nga 14 ndeshje të zhvilluara, ka gjithsej 24 pikë.

Të dielën do të luajë edhe Rabotniçki kundër Makedonija Gj.P. dhe Skopje kundër Akademija Pandev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button