Shkup, transportuesit privatë nuk do të vozisin derisa të zgjidhet problemi, ata janë të kënaqur nga këshilltarët

Transportuesit privatë morën premtim nga Këshilli i Qytetit të Shkupit se do të bëjë gjithçka që është në kompetencën e vet për të tejkaluar problemin, me të cilin ballafaqohen transportuesit, raporton MIA.

Kryetari i Shoqatës së transportuesve privatë “Transporti i lirë” Lenin Jovanovski në një deklaratë për media, të dhënë pas takimit me këshilltarët e qytetit të Shkupit, tha se autobusët e transportuesve privatë nuk do të lëvizin derisa të zgjidhet problemi. Për atë se a do të protestojnë, do të vendosin më tej.

“Qëllimi i këtij takimi është arritur. Në seancën e radhës që do të mbahet të hënën, përmes pyetjeve të këshilltarëve do të kërkojmë përgjigje për gjithçka që nuk mund të marrim. Këshilli në kuadër të kompetencave të tij do të bëjë gjithçka për të kapërcyer këtë situatë. Është mirë që të gjithë përfaqësuesit e këshillit duan që kjo të zgjidhet”, deklaroi Jovanovski.

Mbetet, siç tha ai, problemi me NQP-në, që vonon pagesat për kompanitë private.

Kujtojmë se, Qyteti i Shkupit e shfuqizoi marrëveshjen  me “Makekspres” e cila kishte vlefshmëri deri në fund të vitit 2023, pasi që sipas tyre, autobusët e linjave 19, 20, 22, 52 dh 54 nuk i kanë respektuar kushtet e përcaktuara për dhënien e shërbimeve cilësore. NQP thotë se do t’i zëvendësojë me autobusë dhe shoferë të saj këto linja, transportuesit privat po mbajnë mbledhje pas situatës së krijuar.

Pas 9 ditësh bojkotim të punës dhe akuzave mes “Makekspresit” dhe Ndërmarrjes Publike për Qarkullim Publik (NQP), me nënshkrim të kryetares së Shkupit Danella Arsovska iu dha fund bashkëpunimit me këtë kompani private, të cilës Qyteti i ka borxh gjysmë milioni euro.

Tashmë disa ditë, edhe kompania “Slloboda prevoz” është në grevë për shkak të borxhit të papaguar të NQP-së ndaj transportuesve privat.

Rreth 1 milionë euro ka borxhe Ndërmarrja për Qarkullim Publik “Shkupi” ndaj transportuesve privat, që ka nxitur që kompania private të ndalojë linjat e qarkullimit 9, 12, 22, 23 dhe 45.

NQP Shkup sot është transportuesi i vetëm i këtyre linjave.

Nga “Slloboda prevoz” deklarojnë që udhëheqësit e qytetit kanë informuar se nuk kanë para për pagesën e borxhit. Lenin Jovanovski nga “Slloboda Prevoz” paralajmëroi që do të ketë protesta, bllokada dhe grevë, ndërkohë Milorad Dimitrievski nga “Makekspres” sqaroi që akoma nuk kanë vendosur, por protestat janë të pashmangshme së bashku me “Slloboda prevoz”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button