Pse (nuk) është ashtu: Mite dhe dezinformata për edukimin e përgjithshëm seksual

Edukimi i përgjithshëm seksual në shkolla është një prej temave më të diskutuara në vend, ku përpara disa vitesh edhe vetëm fjala “seks” është konsideruar për tabu. Adoleshenca është periudhë e jetës në të cilën te disa persona ndodhin ndryshime të mëdha fizike, psikike emocionale dhe të personalitetit, që kërkon në këtë periudhë të kuptohen ndryshimet. Njohuritë e pasakta ose të mangëta mund të jetë të rrezikshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për marrëdhëniet seksuale dhe personale me të tjerët, por edhe kufijtë personal, shkruan Meta.mk.

Me futjen e edukimit seksual në shkolla, në Maqedoninë e Veriut filluan të shpërndahen një sërë dezinformatash të cilat kanë pasur për qëllim që nxënësit dhe prindërit t’i hutojnë rreth nevojës për edukim të këtillë në institucionet edukativo-arsimore. Plotësisht, edhe të rinjtë jo shpesh nuk janë të sigurt nëse ndonjë pretendim që e kanë dëgjuar ose lexuar diku, a e cila ka të bëjë me seksin ose marrëdhëniet personale me persona të tjerë dhe rrethinën, është i vërtetë ose mit.

Për atë, në episodin e ri “Pse (nuk) është ashtu” kemi ftuar disa ekspertë dhe njohës të temës që të sqarojnë se pse disa çështje rreth edukimit të përgjithshëm seksual janë ose nuk janë ashtu.

Këto janë disa mitet më të njohura dhe dezinformatat më të shpërndara për edukimin seksual në shkolla për të cilat flasin Katerina Ivanova nga Hera, psikologja Radmilla Zhivanoviq dhe gazetarja dhe aktivistja Rita Behadini.

#1. Në orët e edukimit gjithëpërfshirës seksual mësohet për seks

Nuk është ashtu. Sipas meje edukimi seksual i mëson adoleshentët se si të jenë më të përgjegjshëm dhe më të hapur në lidhje me interesat dhe nevojat seksuale personale, si dhe në çfarë mënyre të sigurt dhe adekuate t’i shprehin dhe t’i realizojnë ato. Në të njëjtën kohë, para së gjithash, i mëson të rinjtë të jenë më të përgjegjshëm për shëndetin seksual personal, i njofton me mundësitë për të pasur një raport pozitiv dhe adekuat me veten dhe të tjerët. 

Nuk është ashtu, sepse me EGjS, vetëm një nga shtatë komponentët që mësohen e përfshin shëndetin seksual dhe reproduktiv. Edukimi seksual nënkupton edhe mësim për dhunën familjare, mësim për atë se si duhet të njihet dhuna, si ta njohim trupin tonë, mësim për sëmundje seksuale të transmetueshme e të tjerë.

#2.  Futja e edukimit seksual në shkolla inkurajon dhe normalizon seksin adoleshent. 

Nuk është kështu aspak, sepse kur diçka flitet dhe nuk është tabu, të rinjtë e bëjnë shumë më pak. Ata mësojnë se cilat janë rreziqet, çfarë do të thotë marrëdhënie seksuale e sigurt dhe mësojnë se nuk është diçka që duhet bërë pa menduar, por duke marrë vendime të informuara dhe të përgjegjshme që në fakt ndikojnë në fillim më të vonshëm të marrëdhënieve seksuale. 

#3. Nëse t’i kontrollon mesazhet në telefon, kjo do të thotë se të do shumë.

Nuk është ashtu. Kjo është shenjë se i pëlqen kontrolli. Besimi është një pjesë qenësore në një lidhje të shëndoshë dhe në asnjë mënyrë nuk lejon hapësirë për kontrollimin e telefonit.

Mosrespektimi i privatësisë, si dhe mosbesimi në një lidhje, nuk janë shenjë e dashurisë, por i frikës dhe i një pasigurie të madhe në lidhje. Kur dikush na do ashtu siç jemi, nuk ka nevojë të dëshmohet, vërtetohet apo ta mbështesë këtë me dëshmi të dashurisë.

#4. Edukimi i përgjithshëm seksual ka për qëllim që ta zëvendësojë rolin e prindërve në sqarimin për seksin.

Nuk është ashtu. Asgjë në botë nuk mund ta zëvendësojë prindin, e normalisht, as EGjS. EGjS as nuk tenton të bëjë një gjë të tillë. EGjS duhet parë si një dorë e zgjatur, si një ndihmës i prindërve, sepse fëmijët, jo rrallë herë nuk duan të flasin me prindërit për këto tema, që është e kuptueshme, por më shpesh parapëlqejnë të bisedojnë me moshatarët ose me dikë që nuk e kanë aq të afërt si prindin. Gjithashtu, shumë shpesh vetë prindërit nuk kanë informacion dhe edhe ata vetë nuk dinë se si të bisedojnë me fëmijët e tyre për këto tema. Ata nuk kanë faj për këtë, sepse bëhet fjalë për një sistem që ka qenë i kushtëzuar në atë mënyrë për gjenerata të tëra.

Do të thotë bëhet fjalë për një zinxhir – prindërit dhe mësuesit bashkë t’i mësojnë ose të paktën t’i mësojnë nxënësit dhe fëmijët të dinë më shumë për trupin e tyre, të dinë për sëmundjet seksuale të transmetueshme, ta njohin fizionominë e trupit të tyre e të tjerë.

#5.  Edukimi gjithëpërfshirës seksuali mëson adoleshentët të jenë homoseksualë.

Nuk është ashtu. Edukimi i përgjithshëm seksual na mëson që të pranohemi njëri me tjetrin ashtu siç jemi, ndërkohë homoseksualiteti nuk është diçka që do të mësohet. Kjo nuk është diçka që ne e mësojmë, nuk është diçka që dikush na detyron të bëjmë, dhe vetëm për shkak se EGjS përfshin në vete vetëm një pjesë minimale rreth orientimeve të ndryshme seksuale kjo nuk do të thotë se do ta mësojë dikë që të jetë homoseksual. 

#6.  Që të më dojë duhet t’ia bëj qejfin dhe gjithmonë të paguaj unë. 

Nuk është ashtu. Askush askujt nuk duhet t’i shkojë pas qejfit gjithë kohën, çdo lidhje është një kompromis që kërkon shumë komunikim, besim dhe respekt të ndërsjellë. Të kënaqurit dhe të paguarit nuk janë kategori të cilat bëjnë pjesë në këto cilësi të një marrëdhënieje të shëndoshë.

Të kënaqurit ose plotësimi i qejfeve shpesh konsiderohen modele të mësuara përmes të cilave drejtpërdrejt dhe nga afër i përcjellim marrëdhëniet jofunksionale në të cilat dashuria duhet të meritohet. Në të njëjtën kohë, tejzgjatja e të kënaqurit mund të tregojë nevojën për të krijuar gjithmonë përshtypjen më të bukur dhe më të përsosur në marrëdhënie për të merituar sërish dashurinë. Dhe të gjithë e dimë se dashuria nuk meritohet, por ajo thjesht ndodh.

#7. Është turp të kesh përvojën e parë seksuale në moshën 20 vjeçare.

Nuk është ashtu. Përvoja e parë seksuale ndodh atëherë kur ndjejmë një pjekuri, jo vetëm seksuale, por edhe emocionale dhe psikike. Megjithatë, përvojën e parë të seksualizuar e kemi në kontakt me veten dhe më pas edhe në raport me të tjerët. Është e dëshirueshme që ta realizojmë në një raport me një partner/e me të cilin/ën ndihemi të dëshiruar dhe të përshtatshëm e të cilët i respektojnë kufijtë në drejtim të përjetimit të një eksperience pozitive që do të na çlironte dhe jo që do të na krijonte njëfarë ankthi, pasigurie, ekspozimi, rreziku dhe lëndimi. 

#8.  Prezervativi është mbrojtja më e mirë kundër shtatzënisë së padëshiruar dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Absolutisht që po. Prezervativi është kontracepsioni më i mirë. Prezervativi është i vetmi që na mbron nga shtatzënia e paplanifikuar, e në të njëjtën kohë edhe nga infeksionet seksualisht të transmetueshme. Pra, çdo marrëdhënie seksuale, përveç në rastet kur planifikojmë të kemi fëmijë, duhet të bëhet me një prezervativ. 

#9.  Është mirë të merren pilula kontraceptive pas çdo marrëdhënieje seksuale, për çdo rast.

Nuk është ashtu. Trupat tanë janë të ndryshëm. Çdo trup ka reagim të ndryshëm ndaj pilulave kontraceptivë dhe për çdo përdorim të tyre ose çfarëdolloj mbrojtje duhet gjithmonë të konsultohemi me gjinekolog.

#10. Do mund ta di nëse partneri ka sëmundje seksualisht të transmetueshme.

Nuk është ashtu. Ajo që është e përbashkët me të gjitha infeksionet seksualisht të transmetueshme është se nuk kanë simptoma. Prandaj është me shumë rëndësi testimi i rregullt, dhe jo, ne asnjëherë nuk do mund ta dallojmë nëse partneri jonë ka një infeksion seksualisht të transmetueshëm. 

#11. Nuk mund të mbeteni shtatzënë gjatë menstruacioneve dhe as nëse bëni seks në këmbë.

Nuk është ashtu. Edukimi i përgjithshëm seksual na mëson se ka edhe gra që kanë ngelur shtatzënë edhe gjatë kohës së ciklit të tyre menstrual, dhe jo, nuk ka kurrfarë dallimi nëse keni seks në krevat ose në këmbë.

#12. Një burrë i vërtetë nuk qan kurrë 

Nuk është ashtu. Secili nga ne është njeri dhe secili nga ne e ka të njëjtin kapacitet për të ndjerë, kështu që nëse ndjejmë diçka ndonjëherë edhe do na bënte mirë të qajmë. 

#13. Që të ketë ngacmime seksuale, duhet të ketë kontakt fizik.

Nuk është ashtu. Ngacmimi seksual ekziston edhe kur nuk ka kontakt fizik. Shembulli më i zakonshëm është ngacmimi seksual në internet, në rrjetet sociale, në dhomat e chat-it. Edhe në vendin tonë kemi pasur një rast të ngacmimit seksual masiv që bëhej në internet.

Ngacmimi është një përjetim subjektiv dhe dallohet ashtu që ekziston një tendencë e vazhdueshme për të nënçmuar dhe degraduar vazhdimisht personalitetin e tjetrit mbi bazë të një përkatësie të caktuar gjinore ose  seksuale për të fituar fuqi, forcë dhe vëmendje që nuk mund të merret ose arrihet në asnjë mënyrë tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button