Apeli e shfuqizoi dënimin me 8 vjet burg për Sasho Mijallkovin në rastin “Thesari”

Gjykata e Apelit e ka shfuqizuar aktgjykimin e shkallës së parë në rastin “Thesari” në të cilin ish shefi i Policisë Sekrete Sasho Mijallkov u dënua me 8 vjet burg, njofton Portalb.mk.

Me vendimin u shfuqizua edhe dënimi prej 15 vjet burg i ish eprorit të Policisë Sekrete i cili është arratisur në Greqi, Goran Grujevski, por edhe shefit të Kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski dhe ish ndihmës ministrit të ministrit të MPB-së, Nebojsha Stajkoviq të cilët u dënuan me nga 5 vjet burg.

Nga Gjykata informuan se i pranojnë ankesat e të akuzuarve dhe rasti kthehet në rigjykim përpara shkallës së parë.

“Gjatë shqyrtimit të ankesave, gjykata e shkallës së parë ka bërë shkelje thelbësore të dispozitave të Ligjit për procedurë Penale, me çka e ka sjellë në pyetje gjendjen faktike dhe zbatimin e rregullt të Kodit Penal”, thonë nga Apeli.

Në lëndën “Thesari”, e cila i referohet keqpërdorimit të fondeve nga buxheti i shtetit për prokurimin e pajisjeve të komunikimeve elektronike për nevojat e Drejtorisë së Pestë në DSK dhe trajnim për përdorimin e të njëjtës nga një firmë nga Britania e Madhe,  i akuzuar i parë është ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov si dhe ish-shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish-ndihmës ministri në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Nebojsha Stajkoviq dhe ish-shefi i Drejtorisë së Pestë në Ministria e Brendshme, Goran Grujevski. Të tre ngarkohen me keqpërdorim të autoritetit zyrtar, ndërsa Toni Jakimovski për ndihmë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button