Shkup, nxënësit e shkollave të mesme shikuan filma rreth ndryshimeve klimatike dhe reduktimit të mbeturinave

Nxënësit e 12 shkollave të mesme të Shkupit ndoqën shfaqjen e filmave për ndryshimet klimatike dhe mbeturinat në kinemanë Cineplex, në kuadër të projektit “EU Youth Cinema: Green Deal”, financuar nga BE-ja dhe implementuar nga Shoqata “Go Green” Shkup në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit. U shfaqën filmat “Faktet për ndryshimet klimatike” (në produksion të BBC, 2019) dhe “Mali i mbeturinave: Barra e fshehur e mbeturinave tona të modës” (Fellipe Lopes, 2020), transmeton Portalb.mk.

Shfaqja e filmave bëhet gjatë javës evropiane për reduktimin e mbeturinave. Këtë vit, Java evropiane e reduktimit tëmbeturinave ka në fokus mbeturinat e tekstilit për të shënuar ndikimin e madh që industria e tekstilit ka në planet, por kryesisht për të nxitur veprime që do të rrisin qarkullimin në këtë sektor. Pas qilimave të kuq, shfaqjeve të modës dhe shitjeve të veshjeve, ekziston një industri masive që punëson 1.5 milionë njerëz vetëm në Evropë.

Siç tha Borçe Kuzmanovski, eksperti i mbeturinave nga “Go Green”, qytetarët mund të ndikojnë drejtpërdrejt në zvogëlimin e ndryshimeve klimatike duke ndryshuar zakonet e tyre.

“Këto janë zvogëlimi i gjenerimit të mbeturinave dhe mbeturinat që gjenerohen pashmangshmërisht të selektohen si duhet, në mënyrë që të shmanget depozitimi i tyre, e me këtë edhe krijimi i gazrave serrë që kontribuojnë në ngrohjen globale”, thotë Kuzmanovski.

Çdo vit, mesatarisht, çdo evropian harxhon 26 kilogramë tekstile, nga të cilat 11 kilogramë hidhen pasi i veshin vetëm 7 deri në 8 herë. Këto pëlhura apo tekstile hidhen në Evropë, 87 për qind digjen ose përfundojnë në deponi, ndërsa vetëm 10 për qind kthehen në dyqane të përdorura. Në përgjigje të kësaj, Parlamenti Evropian miratoi Direktivën kornizë për mbeturina, e cila mandaton shtetet anëtare të fillojnë klasifikimin e mbetjeve të tekstilit deri në vitin 2025.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button