Protestojnë shoferët e autobusëve privat, NTP i zhvendosi autobusët nga garazhi

Ndërmarrja për Transport Publik (NTP) “Shkup” prej mbrëmë i ka transferuar autobusët e saj, linjat e të cilëve nisen nga qendra e Autokomandës në Qendrën e Transportit nën Stacionin Hekurudhor, pasi transportuesit privatë kanë paralajmëruar bllokadë për ditën e sotme dhe do të parkojnë automjetet e tyre para qebdrës së NTP-së, njoftoi Telma, transmeton Portalb.mk.

Dje kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska doli në një konferencë për media me pretendimin se shoqatat e dy transportuesve privatë të qytetit “Makekspres” dhe “Sloboda prevoz” në pesë vitet e fundit, gjegjësisht nga viti 2017 e deri më sot, nuk kanë raportuar asnjë biletë të shitur në autobusët që vozisin për të dyja shoqatat, dhe në të njëjtën kohë kanë faturuar kilometrat e kaluara nga Ndërmarrja e Transportit Publik në shumën prej një euro për kilometër. Nga NQP-ja, siç tha Arsovska, ata kanë faturuar 400 mijë euro çdo muaj dhe ajo skemë ka zgjatur ndoshta pesë vjet.

Arsovska në konferencën për media njoftoi se Qyteti i Shkupit ka përgatitur thirrje të re publike për të cilën secili nga transportuesit individualë privatë që i plotëson kushtet do të mund të marrë një linjë me të cilën do të transportojnë udhëtarët në kryeqytet.

Pas Arsovskës, dje me pre-konferencë doli edhe drejtori i “Sloboda prevoz”, Lenin Jovanovski, i cili ka mohuar akuzat e kryetares së Shkupit.

“Me përgjegjësi pohoj se “Slloboda prevoz” që nga vendosja e sistemit dhe kurrë më parë nuk ka qenë ajo që ka shitur bileta për transport,. Për blerjen, shitjen dhe grumbullimin e biletave është ekskluzivisht përgjegjëse Ndërmarrja qarkulluese publike (NQP). Asnjë transportues privat nuk shet bileta në autobusët e tyre”, theksoi drejtori i “Slloboda prevoz”, Lenin Jovanovski, duke përgënjeshtruar kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Duke iu referuar deklaratës së Arsovskës se do të ketë thirrje të reja për aplikim për kyçjen e transportuesve në komunikacion, ai tha se është e mundur dhe se nuk kanë asgjë kundër.

Ai theksoi se nuk kanë asnjë kontakt me pagesën e biletave dhe se i gjithë rrjeti i shitjes bëhet përmes pikave të përcaktuara nga NQP-ja.

“Transportuesit privatë nuk paguajnë. Aq më pak, “Slloboda prevoz” nuk ka pasur asnjëherë rrjet, as ka pasur ndërmend të zhvillojë rrjet, as ka marrë hua bileta nga NQP-ja, të cilat i ka shitur si “Slloboda prevoz”, që paratë të arrijnë deri te firmat si “Slloboda prevoz” ose Makespres. Ne jemi si organizatorë të transportit dhe nuk kemi asnjë pikë kontakti me këtë”, tha drejtori i “Slloboda transport”.

Ai shpjegoi se obligimi i tyre me kontratat është që të përgatisin një faturë sipas kilometrave të kaluara dhe se kjo vazhdimisht kontrollohet përmes qendrës së monitorimit të Qytetit të Shkupit dhe monitorohet përmes OKC-Qendrës së NQP-së.

Autobusët që qarkullojnë për shoqatën “Sloboda prevoz” që nga e hëna kanë ndërprerë qarkullimin në linjat 9, 12, 22, 23 dhe 45, për shkak të borxhit të papaguar nga Ndërmarrja e Transportit Publik “Shkupi” dhe Qyteti i Shkupit.

Bisedimet mes drejtorit të “Sloboda prevoz”, Lenin Jovanovskit dhe sekretarit të përgjithshëm të Qytetit të Shkupit, Zoran Gligorov, për tejkalimin e situatës, përfunduan pa marrëveshje, gjë që e shtoi antagonizmin mes operatorit privat dhe Qytetit të Shkupit, gjegjësisht kryetares Arsovska.

Kujtojmë se, Qyteti i Shkupit e shfuqizoi marrëveshjen  me “Makekspres” e cila kishte vlefshmëri deri në fund të vitit 2023, pasi që sipas tyre, autobusët e linjave 19, 20, 22, 52 dh 54 nuk i kanë respektuar kushtet e përcaktuara për dhënien e shërbimeve cilësore. NQP thotë se do t’i zëvendësojë me autobusë dhe shoferë të saj këto linja, transportuesit privat po mbajnë mbledhje pas situatës së krijuar.

Pas 9 ditësh bojkotim të punës dhe akuzave mes “Makekspresit” dhe Ndërmarrjes Publike për Qarkullim Publik (NQP), me nënshkrim të kryetares së Shkupit Danella Arsovska iu dha fund bashkëpunimit me këtë kompani private, të cilës Qyteti i ka borxh gjysmë milioni euro.

Tashmë disa ditë, edhe kompania “Slloboda prevoz” është në grevë për shkak të borxhit të papaguar të NQP-së ndaj transportuesve privat.

Rreth 1 milionë euro ka borxhe Ndërmarrja për Qarkullim Publik “Shkupi” ndaj transportuesve privat, që ka nxitur që kompania private të ndalojë linjat e qarkullimit 9, 12, 22, 23 dhe 45.

NQP Shkup sot është transportuesi i vetëm i këtyre linjave.

Nga “Slloboda prevoz” deklarojnë që udhëheqësit e qytetit kanë informuar se nuk kanë para për pagesën e borxhit. Lenin Jovanovski nga “Slloboda Prevoz” paralajmëroi që do të ketë protesta, bllokada dhe grevë, ndërkohë Milorad Dimitrievski nga “Makekspres” sqaroi që akoma nuk kanë vendosur, por protestat janë të pashmangshme së bashku me “Slloboda prevoz”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button