Familjarët e viktimave të revoltuar, superekspertiza akoma po e frenon gjykimin për rastin “Durmo Turs”

Superekspertiza në procesin gjyqësor për fatkeqësinë e autobusit në Llaskarcë, për të cilën po pritet një vit, përsëri është arsyeja për shtyrje të reja të seancës, por edhe për protesta të familjeve të prekura, , transmeton 360 shkallë, përcjell Portalb.mk.

Ata sot para Gjykatës Themelore Penale me lot në sy, të revoltuar kërkuan përgjegjësi nga fajtorët e fatkeqësisë.

Si thonë disa nga anëtarët e familjarët e të vdekurve, gjyqtarja Dijana Gruevska sot ju ka dërguar një punonjës të gjyqit për t;I treguar që gjykimi përsëri është shtyrë. Ata deklarojnë që kërkesa për supërekspërtizë vjen në fjalën e fundit, pak para fundit të këtij procesi gjyqësor.

Gjykata Themelore Penale në Shkup sot përsëri theksuan që fjali është te ekspertiza e Byros për ekspertiza gjyqësore. Ata theksojnë se lënda është dërguar për ekspertizë më 21 dhjetor, ndërsa më 29 nëntor duhet të bëjnë hetim.

Gjyqi për aksidentin filloi më 5 shtator 2021, por edhe pas më shumë se tre vitesh është ende e pamundur të arrihet një vendim i shkallës së parë. Në proces janë kryer ekspertiza nga palët, por është kërkuar edhe një superekspertizë, për të cilën është dhënë urdhër më 11 nëntor 2021, por nuk është përgatitur deri më sot

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar është marrë informacion për problematikën e superekspertimit se fakultetet në vend kanë refuzuar kryerjen e ekspertimit. Fakulteti Teknik në Manastir më pas e ka njoftuar gjykatën se e kanë kthyer lëndën sepse ekspertët e tyre të licencuar në inxhinieri mekanike janë ekspertë vetëm në energjetikë dhe nuk mund t’i kontrollojnë automjetet dhe ekspertët e tjerë të tyre tashmë kanë marrë pjesë në ekspertizën e paraprake. Pastaj gjykata tha se kanë kontaktuar Universitetin e Shtipit dhe Fakultetin Mekanik në Shkup, nga ku po ashtu janë njoftuar se nuk kanë mjaftueshëm ekspertë të licencuar për automjete në komunikacion, të cilët nuk kanë marrë pjesë në ekspertizat paraprake. Pas refuzimit të fakulteteve, çështja i është dërguar Byrosë së ekspertizës gjyqësore, e cila ka mundësinë të formojë një ekip ekspertësh të licencuar që do të kryejnë një superekspertizë.

Në këtë proces gjyqësor akuzohen gjashtë persona: pronari i “Durmo Tours”, Durmish Beluli, personi përgjegjës për transport në kompani, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski, si dhe tre punonjës të stacionit të kontrollit teknik. Tre të parët akuzohen për krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik, ndërsa të tjerët akuzohen për bashkëpunim në të njëjtin vepër.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button