Kushtrim Ahmeti u zgjodh u.d. rektor i UT-së, Vullnet Ahmeti kryetar i Senatit

Sot është mbajtur mbledhja e Senatit të Universitetit të Tetovës në të cilën Vullnet Ameti është zgjedhur kryetar i Senatit të Universitetit të Tetovës, ndërkaq Kushtrim Ahmetit ushtrues i detyrës rektor i Universitetit të Tetovës.

“Në mbledhjen e Senatit, po ashtu u diskutuan edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me ecurinë e përgjithshme të veprimtarisë arsimore – shkencore të Universitetit gjatë këtij viti akademik”, thuhet në kumtesën e UT-së.

Një vit më herët, Universiteti Tetovës njoftoi se për u.d. rektor ka zgjedhur Reshat Qahilin, ndërkaq për kryetar të Senatit,  Kushtrim Ahmetin.

Vullnet Ahmeti ishte rektor i UT-së 2 mandate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button