Agjencia për Siguri Kombëtare për 20 ditë do të ketë drejtor të ri

Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se për 20 ditë Agjencia për siguri kombëtare (ASK) do të ketë drejtor të ri në vend të Viktor Dimovskit, i cili duhet të jetë ambasador i vendit në Paris, transmeton Portalb.mk.

Në pyetjen nëse Dimovski do të mbajë ndonjë përgjegjësi për shtetësinë e Oleksandër Onishçenkos, kryeministri nuk dha detaje sepse, siç tha, seanca e djeshme e Qeverisë ishte e mbyllur dhe detajet nuk mund të ndahen.

Ajo që është e ditur nga seanca është se ka iniciuar procedurë për anulimin e shtetësisë..

“Informacionet shtesë nga seanca e mbyllur e qeverisë nuk mund të ndahen sepse është vepër e rreptë dhe e rëndë penale me burgim nga një deri në pesë vjet. Gjithçka që do të duhet të ndahet në pjesën e hetimit në ASK dhe çfarë do të vijojë në përputhje me procedurat dhe ligjet që vlejnë për ASK-në. Sa i përket menaxhimit të ASK-së, për 20 ditë do të ketë drejtor të ri”, tha Kovaçevski.

Qeveria do të nisë procedurë për heqjen e nënshtetësisë maqedonase të Onishçenkos

Në pyetjen shtesë, se cili është dokumenti fals i dorëzuar nga Onishçenko për marrjen e nënshtetësisë, kryeministri nuk i është përgjigjur pasi, përsëriti, nuk i lejohet të paraqesë detaje nga seanca me dyer të mbyllura.

Ajo që është diskutuar në seancë të mbyllur nuk mund të ndahet”, tha Kovaçevski.

Onishçenko, nga ana tjetër, në një prononcim për “Sloboden Peçat” sot ka thënë se është befasuar nga njoftimi i djeshëm se do t’i hiqet shtetësia.

“Unë kam vetëm dokumente të vlefshme, nuk mund të kem të pavlefshme, jam zyrtar”, thotë ai.

Oligarku ukrainas, Oleksandr Onyshenko, ishte deputet në Parlamentin e Ukrainës në vitin 2012 nga Partia e Rajoneve të ish-presidentit pro-rus Viktor Janukoviq. Pas ndërrimit të qeverisë në vitin 2014, ai u bë partner biznesi me presidentin e ri, Petro Poroshenko, deri në vitin 2016, kur Komisioni ukrainas kundër korrupsionit hapi lëndë kundër tij. Më pas ai u arratis në Spanjë.

Autoritetet spanjolle kishin vendosur ekstradimin e tij bazuar në fletarrestin ndërkombëtar nga Kievi, por Onyshenko arriti të ekstradohet në Gjermani. Ky shtet në vitin 2020 ka refuzuar kërkesën e Ukrainës për ekstradim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button