Sulmi ndaj “Car Borisit të Tretë” është akt brutal i urrejtjes, por nuk ndikon në Komision, tha Angel Dimitrov para takimit në Shkup

Sulmi i djeshëm ndaj klubit bullgar “Car Borisi i Tretë” nuk duhet komentuar, është një akt brutal urrejtjeje, thotë bashkëkryetari nga ana bullgare i Komisionit të përbashkët të ekspertëve multidisiplinar për çështje historike dhe arsimore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Angel Dimitrov, transmeton Portalb.mk.

Ai komentin e bëri para Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) në Shkup, ku me anëtarët e tjerë të Komisionit nga pala bullgare mbërriti për takimin e ri për çështje historike.

“Incidentet prekin të dyja palët, por jo punën e Komisionit. Ne kemi qasjen tonë shkencore. Kjo është zgjidhja jonë e problemeve”, tha Dimitrov.

Lidhur me incidentin në Ohër me klubin bullgar, dje në policinë e Ohrit është raportuar për dëmtim të xhamit të klubit me armë zjarri.

Ky ishte dëmtimi i tretë i “Car Borisit të Tretë”, për të cilin MPJ-ja e Maqedonisë doli me një reagim se këto aktivitete vandale janë krejtësisht të papranueshme. Notë proteste ka dërguar edhe MPJ bullgare, nga ku sot pritet të thirret ambasadorja maqedonase Agnesa Rusi-Popovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button