RMV, është publikuar thirrja për subvencionimin e racionit për student

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se në www.mon.gov.mk është shpallur thirrje publike për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për student, që nënkupton marrjen e kompensimit mujor në të holla prej rreth 2400 denarë për 9 muaj të vitit, transmeton Portalb.mk.

Afati i aplikimit për studentët aktual është nga data 25 nëntor deri më 3 dhjetor 2022.

Aplikimi bëhet në formë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/, ndërsa mund të aplikojnë të gjithë studentët e rregullt të regjistruar në studime deridiplomike në universitetet shtetërore dhe private  të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Aplikantët duhet të plotësojnë kushtet në vazhdim:

  • të mos jenë  në marrëdhënie të rregullt pune;
  • të mos jenë të regjistruar si bujq individual dhe
  • të mos kenë të ardhura mujore në asnjë bazë më të madhe se paga neto minimale në vitin vijues.

“Gjatë parashtrimit të aplikimit, studentët duhet të bashkëngjisin edhe formularët e plotësuar dhe të nënshkruar Fletëparaqitje për marrjen e të drejtës subvencionimit të racionit për student dhe Deklaratë për saktësinë e të dhënave të shënuara në fletëparaqitje për marrjen e të drejtës subvencionimit të racionit për student ndërsa gjithashtu  bëjmë thirrje që të shikojnë dokumentin – Udhëzime për bashkangjitjen e llogarisë  rrjedhëse gjatë  aplikimit për subvncionimin e racionit për student”, thuhet në njoftimin e MASh-it.

Pas përfundimit të afatit të aplikimit, çdo aplikant do të njoftohet nga Ministria e Arsimit për statusin e aplikimit në mënyrë elektronike. Këtë vit pagesa do të bëhet në mënyrë retroaktive për periudhën nga 15 shtatori.

“MASH gjithashtu ofron mbështetje të drejtëpërdrejtë për aplikimin për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë  përmes Sektorit për standardin e nxënësve dhe  studentëve përmes kontaktit në vijim: [email protected] ose në zyrën në katin përdhes në  ndërtesën e  Ministrisë”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button