Bekteshi: Pres që gjithë deputetët të mbështesin riorganizimin e Ministrisë së Ekonomisë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisionin Top Tema në TV Telma, deklaroi se, pret që shumica e deputetëve në Kuvend të mbështesin riorganizimin e paralajmëruar në Ministrinë e Ekonomisë, transmeton Portalb.mk.

“Jam i bindur se, jo vetëm 2/3, por 120 deputetë duhet të votojnë për zgjidhje të këtilla ligjore, të cilat miratohen përmes debatit me të gjitha palët e përfshira, me ekspertë të jashtëm dhe të brendshëm. Në rast se ndonjë parti politike vendos që të mos bëhet reform e këtillë dhe ne të kthehemi mbrapa e jo të shkojmë përpara, ajo është përgjegjësi e tyre. Edhe pse unë nuk besoj se në Kuvendin tonë ka parti që është kundër reformave, përpos një parti politike, E majta për shembull”, tha minsitri.

Ministria e Ekonomisë momentalisht mbulon 14 sektorë dhe ka tetë agjenci. Deri më 1 korrik të vitit 2023 do të duhet të riorganizohet në pesë drejtori, katër agjenci të shkrihen në dy, dy inspektorate në një dhe të ketë rregullator të unifikuar ekonomik.

Bekteshi tha se, qëllimi i këtij projekti është të ketë shërbime publike më cilësore, me harxhime më të vogla dhe njëkohësisht të rritet shkalla e profesionalizmit në administratën shtetërore, të ketë shërbime më të mira edhe për qytetarët edhe për sektorin e biznesit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button