Von Cramon: Vizat me dialogun të mbeten çështje të ndara

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka quajtur të papranueshme heqjen e çështjes së liberalizimit të vizave nga rendi i ditës i Këshillit të Bashkimit Evropian, raporton Koha.net.

Von Cramon është shprehur se vizat janë vonuar shumë dhe ky proces duhet të përfundojë pa kushte.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën është vonuar shumë dhe duhet të arrihet pa kushte, me ç’rast heqja e tij sot nga agjenda e Këshillit të BE-së është absolutisht e papranueshme”, ka shkruar ajo në Twitter.

Von Cramon ka theksuar se vizat dhe dialogut duhet të mbeten dhe të trajtohen si çështje të ndara.

“Liberalizimi i vizave dhe dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE-ja duhet të mbeten çështje të ndara”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button