Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të fillon procedurën për marrjen e shtetësisë së Onishçenkos
Sot Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të fillon procedurat për marrjen e shtetësisë së biznismenit ukrainas Aleksandër Onishçenkos, transmeton Portalb.mk.
“Qeveria e informon publikun se në bazë të nenit 14 nga Ligji për shtetësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kërkoi të fillojnë aktivitetet për anulimin e vendimit për dhënien e shtetësisë së RMV-së për personin Aleksandër Onishçenko”, sqarojnë nga Qeveria e RMV-së.
Në komunikatën publike, theksohet që ky vendim vjen pas seancën qeveritare ku Agjencia për Siguri Nacionale informoi në lidhje me këtë rast.
Ndryshe, në mbledhjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, më 31 maj, vendimi për dhënien e pëlqimit për shtetësi është bazuar në “dosjen e pastër”.
Oligarku ukrainas, Oleksandr Onyshenko, ishte deputet në Parlamentin e Ukrainës në vitin 2012 nga Partia e Rajoneve të ish-presidentit pro-rus Viktor Janukoviq. Pas ndërrimit të qeverisë në vitin 2014, ai u bë partner biznesi me presidentin e ri, Petro Poroshenko, deri në vitin 2016, kur Komisioni ukrainas kundër korrupsionit hapi lëndë kundër tij. Më pas ai u arratis në Spanjë.
Autoritetet spanjolle kishin vendosur ekstradimin e tij bazuar në fletarrestin ndërkombëtar nga Kievi, por Onyshenko arriti të ekstradohet në Gjermani. Ky shtet në vitin 2020 ka refuzuar kërkesën e Ukrainës për ekstradim.
- LEXO: Agjencia e Sigurisë në Maqedoninë e Veriut i pranoi lëshimet në rastin e oligarkut ukrainas
- LEXO: Osmani për rastin “Onishçenko”: Pas hetimit të brendshëm të Qeverisë, duhet të ketë pasoja
- LEXO: Nuk ka pasur konsultime me partnerët e NATO-s për dhënien e pasaportës për Onishçenkon
- LEXO: RMV, u sulmua fizikisht kameramani i TV 24
- LEXO: Drejtori i ASK-së thirret në Kuvend për dhënien e nënshtetësisë së oligarkut ukrainas
- LEXO: Në Maqedoninë e Veriut mori shtetësi oligarku ukrainas i sanksionuar nga SHBA-ja
Një koment