Ne Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e rrogës mesatare

Në shtator të këtij viti është regjistruar rritje e rrogës mesatare neto për 12.8 për qind në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, duke arritur 32 553 denarë, transmeton Portalb.mk.

“Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Arte, argëtim dhe rekreacion (19.1%), Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (18.8%) dhe Industria përpunuese (17.9%)”, sqarojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Në krahasim me muajin paraprak, rritje më e madhe është regjistruar te sektori i arsimit për 10%.

Rroga më e madhe në shtator të këtij viti, 83 897 denarë, është regjistruar te programimi kompjuterik, konsultimi dhe veprimtaritë e tjera rreth tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button