Obama në Bruksel: Nuk e imagjinoj BE-në pa Britaninë e Madhe

Presidenti amerikan, Barack Obama deklaroi sot se nuk e imagjinon dot Bashkimin Evropian pa Britaninë e Madhe.

“Ne ndajmë me Britaninë e Madhe një vizion strategjik për një numër të madh çështjesh ndërkombëtare dhe është gjithmonë mirë për ne të dimë se Britania e Madhe ka një vend në projektin evropian”, deklaroi Obama në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin britanik, David Cameron, në përfundim të samitit të G7-s.

“Është e vështirë për mua të imagjinoj këtë projekt të ecë përpara në mungesë të Britanisë së Madhe dhe është gjithashtu e vështirë për mua të imagjinoj se do të ishte e dobishme për Britaninë e Madhe të ishte e përjashtuar nga vendimet që kanë një ndikim të madh në jetën ekonomike dhe politike”, shtoi ai.

Cameron premtoi se, nëse do të rizgjidhej vitin e ardhshë, do të organizonte një referendum për qëndrimin e Britanisë së Madhe në BE në vitin 2017.

Ndjenja antievropiane është rritur edhe më tepër në vend gjatë zgjedhjeve evropiane, ku partia eurofobe, “Ukip”, që lufton për një dalje të vendit nga BE, u rendit me shumicë votash në krye.

“Jam i sigurt se populli britanik do të marrë vendimin e duhur”, nënvizoi presidenti amerikan./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button