Parlamenti Evropian e shpalli Rusinë “shtet sponsorues të terrorizmit”

Parlamenti Evropian e ka miratuar Rezolutën me të cilën Rusia është shpallur “shtet sponsorues i terrorizmit”, njofton Portalb.mk.

Në Rezolutë thuhet gjithashtu se sulmet ndaj civilëve janë “shkelje e të drejtës ndërkombëtare”.

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski e përshëndeti miratimin e Rezolutës, në të cilën theksohet se Rusia patjetër duhet të izolohet në të gjitha nivelet.

Sot, Parlamenti Evropian ka miratuar gjithashtu një rezolutë për strategjinë e re të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Në këtë rezolutë propozohen ndryshime dramatike në qasjen e BE-së ndaj zgjerimit.

Në këtë drejtim vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, përmendet si kusht për vazhdimin e negociatave të Serbisë për anëtarësim në bllokun evropian.

“Negociatat me Serbinë të vazhdojnë vetëm nëse ky vend përshtatet me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe bën reforma domethënëse të lidhura me BE-në”.

Përveç sanksioneve, në rezolutë përmendet që Serbisë t’i kushtëzohen edhe ndihmat financiare.

Sot, Zelensky, e quajti Rusinë “shtet terrorist” që bën “terror dhe vrasje”, pasi një foshnje u vra në një repart të maternitetit pas një sulmi me raketa, në një spital në pjesën jugore të Zaporizhjas

Të hënën, më 21 nëntor, një rezolutë që njeh Rusinë si shtet terrorist u miratua nga të 30 anëtarët e aleancës së NATO-s, duke mbështetur plotësisht propozimet e delegacionit ukrainas në Asamblenë Parlamentare më 21 nëntor.

Rezoluta gjithashtu bën thirrje për krijimin e një gjykate të posaçme ndërkombëtare për agresionin rus në Ukrainë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button